Kliko Ketu

loading...

Thursday, December 29, 2011

Klasifikimi I Kompjuterave (Mesimi Nr:2)


Detyre themelore e kompjuterave eshte qe ti pranojne,memorizojne,perpunojnedhe ti japin ne forme te pershtetshme te dhenat.Ne pergjithesi kompjuterat kane aftesi te ndryshme per t'iu pergjigjur kerkesave te mesiperme.Sipas te dhenave te pergjithshme te tyre kompjuterat meund te ndahen ne :
1:Mainframe (kompjuter te medhenj ndermarrjesh)
2:Midrange/Minicomputer (kompjuter per laboratore,universitete,fabrika)
3:Microcomputer (Desktop ose laptop)
4:Klient/Server (kompjuter te zakonshem qe perdoren per rrjetat)
5:Workstation (kompjuter Desktop me aftesi llogaritese te medha)
6:Supercomputers (me shume procesore,shume te fuqishem).

-Bizneset e medha dhe organizatat perdorin mainframe
Kapaciteti : Shume i madh i krahasueshem me disa qindra kompjutera personale.
Shpejtesia : Shume here me e madhe sesa nje PC.
Kostoja : Shume e larte dhe perballohet vetem nga organizatat e medha.
Perdoruesit : Perdoret vetem nga bizneset dhe organizatat e medha.

-PC eshte nje kompjuter personal i projektuar per here te pare nga IBM-ja ne vitin 1981
Kapaciteti : Mesatarisht nga 20 GB deri 80GB.
Shpejtesia : Te shpejte.Mesatarisht nga 1 GHz deri ne 3GHz.
Kostoja : E Pranueshme Cdo Dite Ne Ulje Cmimet.
Perdoruesit : Gati Cdokush perdor nje PC

-Nje rrjet eshte nje grup kompjuterash te lidhur me njeri-tjetrin ne menyre qe bashkerisht te perdorin pajisjet dhe informacionin.Shume persona ne nje rrjet perdorin workstation,qe jane kompjutera personale, te lidhura ne rrejt.Nje server eshte nje kompjuter qendror ku perdoruesit ne rrjet mund te ruajne skedare dhe informacionin e tyre.
Kapaciteti : Njesoj si PC,vetem se u nevojitet nje karte rrjeti.Serverat jane kompjutera shume me te fuqishem se PC,shpesh kane kujtesen e jashtme me te madhe se 100 GB
Shpejtesia : Njesoj si PC.Serverat jane disa here me te shpejte se PC.Ata mund te perdorin me shume procesore.
Kostoja : Njesoj Si PC.Serveri eshte me i shtrenjte se nje PC,por shume me i lire se nje mainframe.
Perdoruesit : Persona te nje zyre ose organizate ne rrjet,zakonisht administratori i rrjetit ose inxhinieri.

-Nje Kompjuter portativ eshte nje model me i lehte dhe per rrjedhoje lehtesisht i zhvendosshem i nje PC ose Mac qe punon me bateri.
Kapaciteti : Mesatarisht nga 10GB deri ne 40GB.
Shpejtesia : I shpejte,por vetem pak me i ngadalte se nje PC.Mesatarisht nga 700MHz deri ne 2GHz.
Kostoja : E pranueshme,por me e shtrenjte se nje PC Ekuivalent.
Perdoruesit : Persona qe levizin,sidomos njerez te biznesit dhe studente.

Sunday, December 25, 2011

Gjeneratat E Kompjuterit (Mesimi Nr:1)

''Nje gjenerate percaktohet nga niveli i teknologjise ne stadin aktual te zhvillimit te kompjuterit''.

Gjenerata e pare : (1946-1958) Gjenerata e pare e kompjuterave perdorte gypat bosh per qarqe dhe baterite magnetike per kujtese si komponente themelore ku behes perpunimi i te dhenave.Ata ishin shume te medhenj harxhonin shume energji elektrike dhe kishin shume difekte.

Gjenerata e dyte : (1959-1964) Ne 1947 u shpik transistori i pare.transistori zevendesonte gypat bosh dhe ishte superior ndaj gypave bosh duke bere te mundur qe kompjuterat te kishin permasa me te vogla,me te shpejta,me te lira,me efeltive.Ne kompjuyterat e gjenerates se dyte gjuha simbolike ishte Assembler.Keta ishin kompjuterat e pare qe udhezimet e tyre i depozitonin ne kujtesen e tyre.

Gjenerata e trete : (1965-1970) Zhvillimi i qarqeve te integruara dha nismen e gjenerates se trete te kompjuterave.Nje qark i integruar eshte nje pajisje elektronike e vogel e perbere nga gjysmepercues.Qarku i integruar i pare u krijua ne 1950.Transistoret u zevendesuan nga gjysmepercuesi i cili rriti shpejtesine dhe efikasitetin e kompjuterave.Ne vend te transistorit perdoruesit e gjenerates se trete shfrytezuan qarqet e integruara.Ata integruan ne kompjuter nje sistem operativ nepermjet tasieres monitori dhe kartes grafike.

Gjenerata e katert : (1971-Sot) Mikroprocesori eshte karakteristike e gjenerates se katert.Mijera Qarqe te integruar jane ndertuar mbi nje qark te vetem.Intel mikroprocesor 4004 u krijua ne vitin 1971 ku vendoseshin te gjithe komponentet e kompjuterit.

Faleminderit Per Leximin (Ne Vazhdim Ditet Tjera Me Te Tjera Mesime) By : AlbaniaTech

Wednesday, December 21, 2011

YouTube 1 Trilion Shikime

YouTube ka publikuar të dhënat e shikimit të videove për vitin 2011. Këto shifra janë marra mendëse, pasi që në YouTube janë shikuar mbi 1 trilion video, ose 140 video për çdo person në planetë.
Për më shumë, YouTube ka lëshuar edhe një video përmbledhje në të cilën paraqiten videot më të shikuara të vitit 2011.
Pas njëqind vitesh, çfarë do të thoshin nipat dhe mbesat tona për videot më të famshme të cilat ne të gjithë i kemi parë në shërbimin më të madh të videove, të cilin e ofron Google?
Cilat kanë qenë videot ose kategoritë të cilat ju i keni shikuar më së shumti? Na tregoni më poshtë përmes komenteve.

Shtrenjtohet Memoria RAM

Simon Chen, drejtori i kompanisë ADATA Technology, njërit nga prodhuesit më të mëdhenj tajvanez të memorieve, tha se ndikimi i prodhimit të zvogëluar të DRAM-it respektivisht të memories punuese për kompjuter në shfrytëzuesit e fundmë do të reflektohet në fillimin e vitit të ardhshëm.
Prodhimi i zvogëluar këtë vit do të nxis prodhuesit e kompjuterëve që vitin e ardhshëm, por edhe tregtarët me shumicë që të përtërijnë stoqet që do të shkaktoj rritjen e çmimeve.
Chen gjithashtu mendon se popullariteti i ultrabookëve gjatë gjysmës së parë të vitit do të shkaktoj uljen e kërkesës për memorie, por ky efekt pritet të kompensohet me rritjen e tregut të serverëve të cilët po e mbështesin trendin e afarizmit në re. Nga ana tjetër, Chen mendon se ultrabookët gjatë gjysmës së dytë të vitit të ardhshëm do të bëhen shumë më të popullarizuar që do të ndikoj në rritjen e kërkesës për memorie. Arsyeja për popullaritetin është rënia e çmimit të portativëve të këtillë në nivelin prej rreth 600 dollarësh dhe paraqitja e Windows 8 i cili do të shitet me kompjuterët e rinj.

Kosoft Ads



  • Rrjeti më i madh shqiptar i reklamës dhe marketingut në internet, (më shumë se 100 faqe shqiptare që numërojnë më shumë se 200 mijë vizitor çdo ditë)
  • Reklama në internet është suksesi i garantuar i investimit në marketing,
  • Paguaj vetëm për ata vizitor që vizitojnë web faqen tuaj dhe atë duke filluar nga 0.02 euro për vizitor,
  • Kontrollo shpenzimet ditore, cakto shtetin ku shfaqet reklama juaj,
  • Statistika në kohë reale për vizitorët e faqës tuaj,       







  • Fitoni para nga vizitorët e faqes tuaj,
  • Reklama relevante me përmbajtjen e web faqës, filtrim i reklamave konkurente,
  • Dizajne moderne dhe sipas dëshirës tuaj,
  • Standarde të plota të industrisë së reklames në internet
  • Fito 51% të vlerës totale për secilin klikim,
  • Pagesa të shpejta direkt në xhirollogarinë tuaj bankare, 2Checkout, PayPal etj.






Tuesday, December 20, 2011

Uniblue DriverScanner ... Per Diverat E Kompjuterit

DriverScanner
-----------------------

Ky Program Perdoret Per Te Gjetur Driverat E Kompjuterit...Dhe Ato Qe Mungojne
Vetem Per Ju Nga AlbaniaTech


Linku Per Download : http://www.uniblue.com/software/driverscanner/
Serial Key : DS-87H4J-EEXJH-JMUR7-G48EP-3DT7M-MWAUH

AlbaniaTech.

Saturday, November 5, 2011

GeForce GTX 560 Ti me dy koka

EVGA për entuziastët dhe adhuruesit e lojërave paraqiti një kartelë interesante grafike GeForce GTX 560 Ti 2Win.
Kartela është e përbërë nga dy çipa GeForce GTX 560 Ti dhe ka krejtësisht 768 CUDA bërthama dhe 2 GB të memories GDDR5, e aty është edhe konektori SLI për mundësinë e lidhjes edhe të një zgjidhje tjetër të këtillë në konfigurimin SLI me katër GPU.
Kjo zgjidhje me dy procesorë ka gjatësinë prej 11.5-inç dhe ka ftohësin kualitativ dual-slot me dy heatsink (për secilin procesor grafik) dhe katër gypa për nxjerrjen e nxehtësisë si dhe krejtësisht tri ventilatorë. Nga video konektorët të ofruar janë tri DVI dhe një mini HDMI, derisa për furnizim duhet përdorur dy konektorë 8-pinësh të tensionit. Për sa i përket takteve ata janë 850 dhe 1,700 MHz për GPU-në dhe shaderët si dhe 4,008 MHz efikase për memorien grafike. Kartela në paraporosi kushton 519.99 dollarë. 

Modern Warfare 3 dhe rrjetat shoqërore

Developerët nga Beachhead Studios në trailerin e ri për Modern Warfare 3 kanë zbuluar se çfarë fshehin komponentët shoqëror të FPS-it.
Përveç shërbimit të njohur për të gjithë Call of Duty Elite, në Modern Warfare 3 do të kemi mundësi të kyçemi edhe përmes llogarisë shfrytëzuese në Facebook. Natyrisht, Modern Warfare në këtë mënyrë më lehtë do të kyçet me miqtë, e ndoshta ndonjërit nga ata do të keni mundësi edhe të ia dhuroni një plumb në ballë!
Për sa i përket shërbimit Call of Duty Elite, duket se javës që vjen do të ngjallet kryesisht në Xbox 360 dhe PlayStation 3. Versioni për PC i shërbimit Elite është shtyrë, duke pasur parasysh se djelmoshat e Beachhead dëshirojnë ta bëjnë sa më të sigurt. Kjo nuk do të ndikoj në datën e paraqitjes së Modern Warfare 3 në PC, i cili arrin po të njëjtën datë kur edhe për konsola, me 8 nëntor.

Commodore 64 ekstrem

Kompania Commodore USA ka paraqitur versionin dukshëm më të fuqishëm të linjës së kompjuterëve të ringjallur kohë më parë Commodore 64.
Commodore 64x Extreme ende ka shtëpizën e njohur në të cilën krahas tastierës ndodhet edhe pjesa tjetër e sistemit, por procesori ekzistues Atom D525 është zëvendësuar me një procesor tjetër gjithashtu nga Intel i gjeneratës Sandy Bridge, modelin Core i7-2720QM.
Krahas procesorit më të fuqishëm, Commodore 64x Extreme zakonisht vjen me 8 GB të memories DDR3, diskun me kapacitetin prej 2 TB dhe DVD incizues, lexuesin e kartelave të memories, Bluetoothin dhe kartelën për rrjetën pa tela. Për shfaqjen e fotografisë përgjegjës është bërthama grafike HD 3000 e Intelit, e ata që janë të interesuar për këtë version më të avancuar të Commodores do të duhet të ndajnë 1,499 dollarë. 

Android Gingerbread i pari në Android

Google ka publikuar shifrat e fundit të sistemit operativ Android, ndërsa versioni i parafundit, Android Gingerbread, tani ka arritur të jetë në 44 për qind të pajisjeve mobile që mbështeten në platformën e Google.
Shifrat për Android Gingerbread tregojnë një rritje prej 5.7 për qind, që nga muaji i kaluar.
Kjo është hera e parë që Android Gingerbread i ka tejkaluar ato të Froyo 2.2, i cili muajin e kaluar ka qenë në 45.3 për qind, ndërsa tani përbën vetëm 40.7 për qind të  pajisjeve me Android.
Detajet lidhur më versionet e ndryshme të sistemit operativ Android mund të gjenden në faqen e zhvilluesve të Android.
Të gjithë ju që përdorni pajisjet mobile Android mund të na tregoni se cilin version të këtij sistemi operativ e keni në pajisjen tuaj? 

Rezound – Androidi i ri nga HTC

HTC Rezound, më herët i paralajmëruar si HTC Vigor, dje më në fund u paraqit edhe zyrtarisht.
Bëhet fjalë për një pajisje që do të shitet në kuadër të ofertës së operatorit amerikan Verizon dhe do të punoj në rrjetin e tyre 4G LTE. Ka ekranin prej 4.3-inç, procesorin e ka dybërthamësh në 1.5-GHz, ka një 1 GB RAM dhe 16 GB të memories për deponimin e të dhënave. Kamera e përparme ka rezolucionin prej 2 megapiksel, e ajo e pasme 8 megapiksel.
Edhe pse Android 4.0 tashmë ndodhet në disa pajisje të cilat janë paraqitur së voni, HTC Rezound ka Gingerbread, me ndërfaqen për shfrytëzues Sense 3.5, por nga HTC thonë se mbindërtimi në Ice Cream Sandwich do të jetë në dispozicion, sipas të gjitha gjasave, gjatë vitit të ardhshëm.
Rezound është i pajisur me teknologjinë Beats dhe kufjet përkatëse, kabllot e të cilave, thonë nga kompania, nuk mund të ndrydhen, njëjtë si te modeli Rhyme.
Karakteristikat harduerike dhe përkrahja për LTE e bënë këtë telefon që të futet në rangun e lartë të çmimeve, e Verizon do ta shes nga 299.99 dollarë me kontratë dy vjeçare.

Sukses i madh i Lumia 800

Menjëherë pasi që Microsoft paraqiti versionin final të Windows Phone 7.5, sistemit të ri operativ për telefonat e mençur , Nokia si partneri më i afërt paraqiti dy modele, Lumia 710 dhe Lumia 800.
Më i fuqishmi Lumia 800 me fillimin e vu në dispozicion për para-porositje në Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Spanjë dhe Britani të Madhe. Siç pohon Phonehouse.fr, Lumia 800 bëri një bum të vërtetë duke arritur në vet kreun e listës së shitjeve. Kjo është hera e parë që një telefon Windows Phone ta zë një vend të këtillë dhe në të vërtetë një hap i madh para për platformën e cila pati një fillim të dobët.
Dizajni i shkëlqyeshëm, emri i mirë dhe sistemi operativ i përsosur, gjithsesi ndihmuan në suksesin e kësaj pajisje elegante. Edhe pse Microsoft ka lënë përshtypje të dobëta për sa i përket Windows Phoneit dhe zgjerimit të tregut, kjo platformë që shikuar realisht është mjaftë e mirë përmes mbindërtimit Mango, me pak marketing dhe angazhim më funksional, mund të ju imponohej si konkurrent i vërtet lojtarëve të mëdhenj iOS dhe Android, të cilët për momentin e janë duke sunduar në këtë treg. 

LG vjen me Optimus LTE

Kohëve të fundit është thënë se modeli më i ri i telefonit të mençur të LG’së, përkatësisht modeli LG Optimus Eye do të prezantohet në tregun kanadez, tek operatori Bell, por me një emër tjetër, LG Optimus LTE.
Ky model i telefonit të LG’së është shumë i pasur me karakteristika të avancuara, prandaj edhe ia vlen të thuhet se i njëjti vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, ndërfaqe IPS HD, rezolucion 1280 x 720 piksel, si dhe procesor marramendës me dy bërthama dhe kapacitet prej 1.5GHz. 
Mirëpo, kjo nuk është e tëra që LG Optimus LTE përmban në vete, pasi që telefoni posedon edhe Android 2.3 Gingerbread, kamerën e pasme me 8 mega-piksel e cila mund të incizojë në Full HD 1080p, rrjetet WiFi, Bluetooth, DLNA, HDMI, dhe bateri me 1,830 mAh. 
Megjithatë, ende nuk ka asnjë detaj se kur LG Optimus LTE do të mund të paraqitet në Evropë ose SHBA.

Wednesday, October 12, 2011

Shpallet telefoni i vitit.


Në përzgjedhjen vjetore për paisje teknologjike më të mir në blogun “T3 Awards Gadgets”, e mbajtur në Londër, për telefon të vitit është shpallur “Samsung Galaxy S2″.
Kjo është hera e parë që pas tri viteve këtë çmim prestigjioz e fiton ndonjë telefon i cili nuk është nga kompanitë Apple ose HTC.
Telefoni i zgjuar tash më shum i njohur Galaxy S2 i cili punon në sistemin operativ “Android” fitoi në një konkurencë shum të fortë, duke përfshi këtu telefonin e zgjuar iPhone4 nga Apple, HTC Sensation, Motorola Atrix, HTC Incredible, etj…
Në kategoritë e tjera kishte më pak surpriza, pasi që çmimin për Tabletin e vitit e fitoi “iPad 2″ nga Apple, PC të vitit “Macbook Air” poashtu nga kompania Apple, kurse çmimin për TV-n më të mir të vitit e fitoi sërisht Samsung me “EU55D8000″.
Për kamerë më të mir të vitit është shpallur Canon PowerShot G12″, kurse për konzollë më të mirë Xbox Kinect (Microsoft).
Brend më i mir është shpallur kompania “Google”. Mark Zuckerberg, i cili është drejtor egzekutiv në Facebook është shpallur personi më i mirë teknologjik.
Në këtë përzgjedhje, e cila është duke u mbajtur tash më për herë të pestë, këtë vitë morën pjesë një numër rekord të votuesve, diku rreth 1 milion, më sakt 970.000.

Mbi një milionë para-porosi për iPhone 4S që në ditën e parë

Edhe pse iPhone 4S nuk kishte shumë lavdërime pas publikimit, por mesa duket kompania Apple ka korrur edhe një sukses të madh me paisjen e re iPhone 4S.
Kompania Apple ka njoftuar se numri i para-porosive për iPhone 4S ka arritur në një milionë brenda 24 orëve. Kjo e bën iPhone 4S mbajtësin e rekordit të mëparshëm të iPhone 4 që kishte arritur të grumbullonte 600.000 para-porosi brenda një dite.
Shumica e njerëzve e kundërshtonin dhe nuk e lavdëronin iPhone 4S, por doli që iPhone i ri ka karakteristika shumë me të mira sesa versioni paraprak iPhone 4.


Saturday, October 1, 2011

GeForce GTX 560 Ti e shkurtuar

Kompania Elsa paraqiti një version interesant të GeForce GTX 560 Ti për ata që kanë shtëpizat me dimensione të kufizuara.
Elsa për këtë kartelë ka dizajnuar një PCB të vetën, kështu që ajo është vetëm pak më e gjatë se sa vetë konektori PCIe x16 dhe madje 56 milimetra më i shkurtë se GeForce GTX 560 Ti klasike, e bazuar në dizajnin referent.
Elsa Gladiac GTX 560 ti mini edhe më tutje ka ftohësin dual-slot me dy gypa për nxjerrjen e nxehtësisë dhe ventilator prej 80-milimetrave si dhe GPU-në GF114 me 384 bërthama CUDA dhe ka një gigabajt të memories GDDR5. Takti i procesorit grafik dhe shaderëve shkon deri në 822 dhe 1,645 MHz, e ai i memories deri në 4,008 MHz. Kartela grafike përkrah edhe SLI-në, derisa nga video daljet të pranishëm janë dy DVI dhe një konektor HDMI. Çmimi nuk është publikuar ende.

Alibaba i interesuar ta blej Yahoo

Për blerjen eventuale të Yahoosë është i interesuar, në mes të tjerëve, edhe gjiganti kinez në fushën e e-biznesit Alibaba.
Themeluesi dhe CEO i kompanisë Jack Ma konfirmoi gjatë fjalimit në Universitetin Stanford se Alibaba është i interesuar për blerjen e Yahoosë nëse do ta ketë shansin ta bëjë këtë, dhe se për këtë ka biseduar edhe me investitorët tjerë potencial.
Jack Ma thekson se, po të varej vetëm nga ai, Alibaba në tërësi do ta blente Yahoonë e jo vetëm aksionst që Yahoo ka në këtë kompani kineze. Yahoo është pronar i 40 për qind të aksioneve të Alibabas. Edhe pse Yahoo ka publikuar se nuk është në shitje, analistët mendojnë se ekziston mundësia reale që Yahoonë ta blej ndonjë kompani tjetër, përkundër orvatjeve të pasuksesshme të viteve të kaluara.
Për blerje që tani kanë shprehur interesimin fondi Silver Lake Partners, i cili është në kontakt me kompaninë Allen & Co. Këtë të fundit Yahoo e ka angazhuar për ta ndihmuar në përcaktimin e strategjisë afatgjate të afarizmit për vitet e ardhshme.

Facebook si vëllai i madh

Ditëve të fundit në media po qarkullon lajmi për atë se Facebook po i ruan të dhënat e shfrytëzuesve dhe në atë mënyrë po depërton në privacinë e shfrytëzuesve.
Lajmi i fundit ka të bëjë me mënyrën në të cilën po bëhet përcjellja online e shfrytëzuesve të vet madje edhe kur ata nuk janë të qasur në rrjetin shoqëror ndërsa ky lajmi pati jehonë të madhe në media.
Edhe pse Facebook po mbrohet duke thënë se të dhënat nuk ja jap askujt dhe se ka sistem të fortë të mbrojtjes, zbulimi i ri se janë duke u ruajtur me qindra faqe të vizituara nga shfrytëzuesit pak kënd do ta lë pa brenga.
Çdo banor i Evropës ka të drejtën në bazë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave nga komisioni Evropian të kërkoj kopjen e të gjitha të dhënave të ruajtur rreth aktivitetit të tyre në cilindo shërbim në internet.
Web faqja Europe vs. Facebook (EvF) publikoi të dhënat të cilat disa njerëz kishin marr si përgjigje ndaj një kërkese të atillë. Të dhënat shfrytëzuesve u janë dërguar në formatin PDF me gjatësi të ndryshme (në mes 129 dhe 880 faqesh) varësisht nga aktiviteti në Internet dhe gjatësisë së varësisht nga koha kur e kanë hapur llogarinë në Facebook.
Përveç të dhënave të pritshme siç janë emri dhe mbiemri, adresa, data e lindjes dhe lista e miqve, aty janë edhe disa të tjera të cilat mund të kontestohen, siç janë përmbajtjet e mesazheve që keni fshirë, lista e eventave në të cilat keni marrë pjesë respektivisht në të cilat ishit të ftuar, lokacioni i fundit nga e cila jeni kyçur në Facebook, lista e çdo kompjuteri me të cilin jeni kyçur ndonjëherë në Facebook, madje edhe informata për qëndrimet religjioze dhe politike.
Duke pasur parasysh këto që thamë, shfrytëzuesve u mbetet vetëm të luten që Facebooku në të ardhmen nuk do të pësoj nga ndonjë lëshim i sigurisë i cili hakerëve do të ua mundësonte vjedhjen e këtyre të dhënave.

Ftohësi i ri '' K2 ''


Në përputhje me paralajmërimet prej para gati pesë muajve, Alpenföhn paraqiti një ftohës të ri të dedikuar për shfrytëzuesit që kërkojnë performancat maksimale për ftohjen ajrore.
Ftohësi i ri quhet K2 sipas majës së dytë më të lartë në botë me cilën gjë Alpenföhn vazhdoi traditën e vet të emërtimit të ftohësve sipas bjeshkëve të njohura. K2 është një ftohës gjigant i përbërë nga dy kulla të cilat me bazën janë të lidhur me tetë gypa për nxjerrjen e nxehtësisë. Nga pjesa e jashtme ndodhet një ventilator prej 120-milimetrave, ndërsa në mes ndodhet në ventilator 140-milimetrash Wing Boost. Nga jashtë mund të vendoset një ventilator i tretë prej 120-milimetrave.
Të dy ventilatorët e bashkangjitur kyçen në kontorin 4-pinësh i cili mundëson rregullimin e lehtë PWM përmes pllakës amë. Por, pasi që pjesa më e madhe e pllakave ka vetëm një konektor të këtillë, në paketim me ftohësin dërgohet edhe një ndarës. Në shpejtësinë më të ulët ventilatorët bëjnë në mes 8 dhe 10 dB zhurmë, e në më të lartën 25 dB.
Kombinimi i bakrit (baza dhe gypat për nxjerrjen e nxehtësisë), alumini (fletëzat) dhe nikelit që është përdorur si mbulesë mbrojtëse janë përgjegjës për masën e lartë prej 1,050 gramëve. Alpenföhn K2 është kompatibil me procesorët x86 të paraqitur në disa vitet e fundit (Socket AM2/AM3/FM1, LGA-775, LGA-1155/1156, LGA-1366).
Çmimi i propozuar për shitjen e këtij ftohësi është 74.9 euro.


iPhone 5 do të shitet menjëherë!

Edhe pse ende nuk është paraqitur në treg, iPhone 5 tashmë është në listën e blerjeve të më shumë se 40 për qind të të anketuarve nga InMobi.
Në një studim të publikuar gjatë ditës së djeshme, rrjeti i reklamimit mobil zbuloi se 41 për qind e përdoruesve mobil në SHBA, Meksikë, dhe Kanada do ta blejnë modelin e ri të iPhone.
Ndërsa 50 për qind e atyre planifikojnë që ta kenë këtë telefon në dorë brenda gjashtë muajve të parë të debutimit të tij në treg.
Nëse këto shifra vërtetohen, iPhone 5 do të bëhet produkti më i suksesshëm në Apple, thuhet sipas InMobi.

Apple ka planifikuar dhe e ka paralajmëruar një ngjarje për javën e ardhshme, për të cilën ka thënë se “do të flasë për iPhone”, mirëpo gjatë këtij diskutimi pritet që Apple të zbulojë iPhone 5. 

Ferrari F1 Wheel Add-on

Dukej në shikim të parë se vendimi i Thrustmaster që të mbaroj një replikë të besueshme të shkopit dhe gazit nga kokpiti i A-10 Warthog ishte shmangie nga kursi i kompanisë, por me daljen e Ferrari F1 Wheel Add-on, siç është në të vërtetë emri i vërtetë i kësaj pajisje duhet të pranojmë – ishim gabuar!
Thrusmaster ka vendosur që të gjithëve në industri të ju tregoj se si mbarohen replika të besueshme të timonëve të vërtetë, pa kompromise.
Bëhet fjalë për një replikë të Ferrari 150 Italia, ndërsa i dedikohet pronarëve të timonit T500 RS në të cilin timonin ekzistues gjenerik e zëvendësojnë me këtë që është replikë i atij të vërtetit. Sipas pohimeve zëvendësimi duke iu falënderuar mekanizmit Quick Release është i mundur në krejtësisht disa sekonda, ndoshta për ekipin e ushtruar të teknikëve...
Pajisja mund të përdoret në dy mënyra – njëra e cila është njëkohësisht kompatibile edhe me PC-në dhe me PS3 (13 taste aktive dhe 3 D-pade) respektivisht modi më i avancuar vetëm për PC me 25 taste aktive dhe një D-pad.
Shitja nis gjatë muajit tetor, çmimi i tij është 200 dollarë (këtij duhet ti shtohet edhe çmimi i Thrustmaster T500 RS mbi të cilin montohet ai), ndërsa ne mendojmë se duke pasur parasysh kualiteti n dhe publikun të cilit i dedikohet – nuk është dhe aq shumë!
Në faqet e Thrustmaster thonë se para përdorimit të F1 Wheel së pari duhet bërë azhurnimi i firmwareit të T500 RS. /Telegrafi/

Largime të reja në Nokia

Nokia në ditët në vijim planifikon të bëj publik edhe një raund të largimeve për shkak të afarizmit të dobët dhe rënies së shitjes së pajisjeve.
Punën tani do ta humbin 3,500 punëtorë të Nokias, prej të cilëve pjesa më e madhe (2,200) letrat për largimin do ti marrin për shkak të mbylljes së fabrikës rumune në Cluj.
1,300 të tjerë do të largohen nga departamenti Location & Commerce të kompanisë, i cili përfshin edhe kompaninë e navigacioneve Navteq. Largimet e reja nuk janë pjesë e planit të Nokias për kursime nga muaji prill i këtij viti, i cili përfshinte largimin e 4,000 të punësuare ashtu që kompania të kursente një miliard euro.
Në krye të Nokia Siemens Networks tani vjen Jesper Ovesen, i cili zëvendëson ish CEO-në e Nokias Olli-Pekka Kallasvu, ndërsa është paralajmëruar edhe investimi nga 500 milion euro nga ana e të dyja kompanive (Nokia dhe Siemensi) në këtë joint-venture. Pas largimeve të fundit aksionet e Nokias kanë rënë për 1.1 për qind në 4.132 euro.

Androidi i6Pro kushton 94 $

Kush dëshiron të marrë një Android tablet, duhet patjetër ti hedhi një sy këtij modeli të iToos, të quajtur i6Pro.
Bëhet fjalë për një prototip me system operimi Google Android 2.3, me ekran 7-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 800 x 480, procesor 1 Ghz RK2918 Arm Cortex-A8, kartë grafike GC800 3D, 512 DDR3 RAM me memorje të intëgruar 8 GB.
Gjithashtu ky tablet ka G-Sensor, lexim video Full HD, WiFi, modem 3G. Ky Android kushton 94 $

Vodafone prezanton tabletët Smart 7 dhe Smart 10

Kush jeton në Gjermani është me fat, pasi aty është shteti që kompania Vodafone ka vendosur të hedhë në treg tabletin e saj Smart 7 dhe Smart 10.
Bëhet fjalë për dy tabletë me sistem operimi Google Android 3.2 Honehycomb, me ekrane 7-inch dhe 10-inch me prekje, me procesor 1.2 GHz Dual-core Qualcomm, memorje të integruar 32 GB me mundësi rritje.
Gjithashtu ky Android i vodafone ka një kamera të integruar në pjesën e pasme të tabletit 5 megapisel dhe një tjetër në pjesën ballore të tij 2 megapiksel, e cila është konceptuar të përdoret për videokomunikim.
Keto dy tabletë do të dalin në shitje në Nëntor të këtij viti, por ende nuk ka asnjë informacion lidhur me kosoton e tyre.

Chrome së shpejti i dyti

Kompania StatCounter e cila përcjell përdorimin e shfletuesve të internetit përmes veglave statistikore pohon se shfletuesi Chrome i Googleit deri në muajin dhjetor do ta tejkaloj Firefoxin e Mozillas dhe kështu do të pozicionohet në vendin e dytë për nga përfaqësimi në mesin e shfrytëzuesve, menjëherë pas Internet Explorerit.
Chrome sipas statistikave të tyre gjatë shtatorit është përdorur nga 23.6% të shfrytëzuesve, Firefox nga 26.8%, e Internet Explorer nga 41.7%. Chrome sipas të dhënave të njëjta statistikore nga janari i këtij viti u rrit për 50% derisa posedimet e Explorerit dhe Firefoxit kanë rënë për 9 për qind respektivisht 13 për qind. Në përputhje me këtë, nëse ky trend vazhdon, Chrome kah mesi i vitit të ardhshëm do të duhej ta tejkalonte Firefoxin. Net Applications, i cili gjithashtu përcjell edhe analizon përqindjen e përdorimit të browserëve, më herët pati parashikuar se deri në fund të vitit Chrome do të arrij në 17.8%, e Frefox në 22.3%, por Chrome që tani ka tejkaluar parashikimet.
Ndoshta parashikimet e StatCounterit ishin nga pak tej-optimiste, por fakti se Google Chrome po përdoret gjithnjë e nga më shumë përdorues, është pjesërisht i ndikuar nga telefonat mobil dhe tabletët e bazuar në Android OS ku versioni i adaptuar i Chromeit është pjesë standarde e sistemit operativ.

IBM mund Mikrosoftin në renditjen e kompanive

Për herë të parë që prej vitit 1996, vlera e kompanisë IBM ka kaluar atë të Mikrosoftit, duke u kthyer kështu në firmën e dytë me përfitime më të mëdha në botë pas Apple.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare pas mbylljes së bilancit në 29 qershor, ku rezultoi se të ardhurat vjetorë të kësaj kompanie janë 214 miljardë $, ndërsa ato të Mikrosoftit janë 213.2 miljardë $.
Sidoqoftë kjo ishte një momentale sepse pas ca ditëve aksionet e Microsoftit prapë morrën vetën dhe u ngritën duke dalë prapë në vendin e dytë për nga vlera totale e tyre.
Ky sukses ka sjellë menjëherë ndikime edhe ndër rradhët e analistëve, të cilët i kanë bërë thirrje përdoruesve të përdorin produktet e IBM-së. Megjithatë gara me kompaninë kryesuese Apple mbetet e vështirë, kjo pasi të ardhurat vjetore të firmës së Steve Jobs janë 362 miljardë $.

Google Analytics me të dhëna në kohë reale

Google ka filluar të ofrojë një funksion të ri në kohë reale, Google Analytics Real Time, në kuadër të shërbimit të saj të analizave të trafikut, Google Analytics.
Raportet e Real Time janë në dispozicion në versionin e Google Analytics dhe administratorët e llogarive do t'i marrin ato në kohë reale. 
Gjiganti i internetit, kompania Google gjatë ditës së sotme e ka lëshuar këtë funksion të ri për "disa prej nesh" mësohet të ketë thënë John Jersin, menaxheri i produktit Analytics në blogun e kompanisë së tij. 
Përdoruesit të cilët dëshirojnë të dinë se si një fushatë ose postim po ecë, mund ta kuptojnë këtë në mënyrë automatike përmes matjes së trafikut në faqe, apo postimeve në ndonjërin prej rrjeteve sociale.

Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome

Shfletuesi i vockël dhe pa pagesë nga kompania Google, fsheh shumë gjëra praktike të cilat nuk mund të vërehen qartazi. Nëse keni qenë të guximshëm dhe keni filluar ta përdorni, ua sjellim disa këshilla që prej tij të mund të nxirrni më të mirën.
Shfletuesi Chrome nga Google ka zgjuar shumë interesim qëkur është paraqitur, prandaj është rendi që të përshkruajmë disa nga opsionet e tij që nuk mund të vërehen edhe aq lehtë.

1. Me klik të djathtë në tastin për të kthyer në faqen e përparme, apo në tastin për të kaluar në atë të radhës, mund të gjeni listën e faqeve të cilat Chrome tanimë i ka hapur.

2. Tab-i i mbyllur gabimisht mund të hapet sërish saktësisht në faqen në të cilën ajo ka qenë e hapur. Mjafton të shtypni tastet Ctrl + Shift + T.

3. Me shënimin e shenjës '?' në dritaren për futjen e adresave të uebit hapet makina e paradefinuar e kërkimit, pas '?' nevojitet vetëm të shkruani fjalën të cilën doni ta kërkoni.

4. Shndërrimi i njësive nga sistemi amerikan apo britanik në ato metrike bëhet me shënimin e thjeshtë të atyre që dëshironi të llogarisni në dritaren për futjen e adresave, p.sh.: '5 inches to cm' dhe Google do të bëj konvertimin dhe do tu shfaqë rezultatin e duhur.

5. Hapësirat për komente në shumicën e faqeve të internetit nuk janë të mëdha, përderisa shkrimi i ndonjë komenti pak më të gjatë fsheh fillimin e tekstit. Chrome ofron mundësinë e rritjes së kornizës për tekst me tërheqjen e miut në fund të këndit të djathtë të kornizës.

6.
 Kur dëshironi që një tab hapni në dritare të re, nuk keni nevojë që faqen ta rihapni, mjafton që me metodën drag and drop të nxirrni tab-in nga vargu i tjerave dhe ai do të jetë në dritare të.

7.
 Edhe dosjen e të dhënave të shkarkura nga interneti është e mundur ta vendosni kudo në kompjuterin tuaj po ashtu me metodën drag and drop.

8. Shtimi i makinave shtesë të kërkimit në Chrome është jashtëzakonisht i thjeshtë. Mjafton që një herë të bëni kërkim në makinën tuaj të preferuar të kërkimit dhe, në kur të iu nevojitet po ajo makinë e kërkimit, filloni të shkruani URL-në e saj, e më pas do të paraqitet porosia e cila ju udhëzon të shtypni tab-in për të përdorur ato makina kërkimi. Në hapësirën për futjen e adresës së uebit do të ketë hapësirë për kërkim me makinën e preferuar të kërkimit.

www.google.com

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Shkarkimi i video materialeve nga YouTube është një gjë shumë e thjeshtë falë shtojcës së Firefox e cila do t’ua ofrojë të njëjtin material në disa video formate të ndryshme.
Në kohën e sotme kur internetit mund t’i qaseni pothuajse nga secili vend, ideja për shkarkimin e videove nga YouTube mund t’u tingëllojë si një gjë e panevojshme, por ka situata kur ndonjë material i caktuar mund t’u nevojitet edhe kur nuk jeni online.
Kini parasysh faktin se secili përdorues i YouTube mund të fshij materialet e veta e videoja që keni menduar ta ruani në kompjuterin tuaj për të ardhmen nuk do të jetë më aty. Ndoshta dëshironi që videon ta shikoni në ekran të madh të televizorit i cili nuk është i lidhur me internet apo dëshironi ta ruani në celularin apo playerin tuaj multimedial për t’ua treguar tjerëve. Cili do qoftë motivi juaj, ne ua rekomandojmë 1 Click YouTube Video Download, një shtojcë për shfletuesin e internetit Firefox i cili derisa po shkruajmë këtë tekst ka arritur deri tek versioni i tij 1.4.
Pas instalimit të kësaj shtojce nën pjesën e djathtë të poshtme të secilit video materiali në YouTube do t’u paraqitet lidhja për shkarkim. Lidhjet do të emërohen sipas formatit të videos. I pari është FLV, bëhet fjalë për formatin Flash video format, i cili do të kërkojë video player përkatës për riprodhim. Videoja në këtë format është e prerë në përmasat 4:3 dhe i koduar para së gjithash për të mos zënë vend shumë. I dyti i ofruari, dhe i rekomanduari prej anës tonë, është formati MP4 i cili do të ofrojë video në rezolucionin 480 x 360 piksela, gjersa i treti është formati 3GP i cili do të njeh shumicën e telefonave celularë dhe është video material i përshtatur për ta me rezolucion 320 x 240 piksela.
Nëse videoja është publikuar në YouTube me rezolucion tyë lartë pas formatit 3GP, ajo do t’u ofrohet për shkarkim në rezolucionet HD e FullHD. Të dy lidhjet ofrojnë video në formatin MP4 me ç’rast i pari është në rezolucionin 1.280 x 720, gjersa i dyti në atë 1.920 x 1.080 piksela. E theksojmë se lidhjet HD e FullHD për shkarkim nuk do të shfaqen nëse videoja origjinale gjatë ngarkimit në shërbimin YouTube ka pasur rezolucion më të ulët sesa këto që përmendëm më sipër.
Video dosjet në formatin MP4 do t’i riprodhojë pa problem Windows Media Player në versionet e tij më të reja. Përderisa shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows Vista e Windows 7 nuk kanë nevojë të intervenojnë asnjë gjë më tepër për të lëshuar këto video materiale në kompjuterët e tyre. Nëse dëshironi të shikoni video 3GP, do të jetë e domosdoshme të shkarkoni softuerin Quick Time të Apple për të parë atë video.
Për ta shkarkuar shtojcën e shfletuesit Firefox për të cilën folëm deri më tani, vizitoni këtë lidhje të internetit.

Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit

Çdo ditë pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe të dhëna në kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë në moment paraqitet kaos dhe filloni të harroni ku dhe çka keni ruajtur. Nëse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje për Windows, të cilat do t’ju ndihmojnë më së miri ta organizoni kompjuterin tuaj.
CCleaner

Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.

Revo Uninstaller


Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.

Auslogics Disk Defrag


Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.

Spybot - Search & Destroy

Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj.

Flickr për Android

Pronarët e celularëve me Android kanë fituar aplikacionin zyrtar për Flickr. Aplikacioni është në dispozicion pa pagesë në Android Market.
Shfrytëzuesve u mundësohet vendosja e drejtpërdrejtë e fotografive të incizuara me celularë drejtpërdrejtë në shërbim, për ndarje në rrjetat shoqërore, e të përfshirë janë edhe filtrat për përpunim. Fotografitë e vendosura organizohen në kronologji, e shfaqen së bashku me komentet e shfrytëzuesve tjerë.
Aplikacioni për punë kërkon Android 2.1.

Rregullat e sjelljes së duhur në rrjetet shoqërore


hoqërimi me anë të rrjeteve për shoqërim online mund të arrijë rezultate pozitive, por vetëm nëse përdoret në mënyrë profesionale. Secila fotografi e cila publikohet në profil duhet të zgjidhet me kujdes. Kështu fotografitë të cilat shfaqin aktivitete sportive dhe pushim të qetë familjar e bëjnë një profil të rregullt, e në të njëjtën kohë edhe aktiv. Aktivitetet potencialisht ofenduese siç janë keqpërdorimi i alkoolit apo ekspliciteti seksual nuk do të duhej të janë pjesë e albumeve të fotografive. Gjithmonë ekziston mundësia që punëdhënësit të kontrollojnë kandidatë nëpërmes profilit të tyre në Facebook, e papjekuria mund të jetë faktor kyç në punësimin e një kandidati.Statuse të matura
Statuset të cilat vendosen në Facebook do të duhej të bënin me aktivitet ditore, ngjarje të veçanta apo plane të ardhshme të cilat janë të përshtatshme për njoftim publik. Ani pse statuset nganjëherë shërbejnë për nisje të debateve grupore, duhet të përmbahen nga publikimi i komenteve të komenteve të vrazhdëta të cilat mund të fyejnë dikë.
Porositë nuk janë publike
Nëse organizoni shoqërim me miq apo anëtarë të familjes evitoni njoftimet publike në murin e dikujt ku çdokush ka qasje në atë porosi. Nëse duhet që t’i dërgoni dikujt diçka personalisht, gjithmonë ia dërgoni porosinë private, të cilën do ta sheh vetëm ai apo ajo.
Pa njerëz të panjohur në listën e miqve
Në listën e miqve do të duhej të zinin vend vetëm ata njerëz që i njihni, e jo njerëz tërësisht të panjohur. Nëse e kufizoni numrin e njerëzve në listën e miqve, kjo do të ndihmojë në parandalimin e shkeljes së privacisë tuaj apo shpërndarjen e viruseve. Përcaktoni konfigurimet e privacisë në atë mënyrë që ta mbroni profilin.
Komunikoni me bashkëpunëtorët
Mos evitoni mundësinë e komunikimit me bashkëpunëtorët dhe shefat në Facebook, sepse kështu mund të merrni vesh më shumë për zgjidhjet në karrierën tuaj. 

Facebook riparon sistemin e sigurisë

Facebook ka njoftuar se ka riparuar sistemin që lejonte gjurmimin e të dhënave personale të përdoruesve, menjëherë pasi ato dilnin nga adresa e tyre.
Lajmi është njoftuar nga vetë kompania, e cila kishte marrë mesazhin e një blogeri australian, që kishte zhvilluar një hetim dhe kishte arritur të hynte në adresat e të tjerëve, menjëherë pasi ato klikonin tastin “log out”.
Mësohet se mesazhi i blogerit Australian është dërguar një vit më parë, por vetëm pas rritjes së shqetësimit nga ana e përdoruesve në lidhje me gjurmimin e të dhënave, rrjeti Social Facebook riparoi dobësinë e sistemit.
Ndërsa i riu i cili njoftoi për këtë “defekt”, akuzohet se ka thyer privatësinë e disa përdoruesve në internet, pavaresisht qëllimit të tij.

Amazon humb nga 50 dollarë në Fire

Nëse jeni duke u çuditur se si ka hesap Amazon ta shesh Fire-in për vetëm 200 dollarë, kanë të drejtë që po çuditeni.
Sipas analizës së kompanisë Piper Jaffray, çmimi i Fire në prodhim pa dyshim është për 50 dollarë më i lartë nga çmimi i tanishëm i shitjes. Pra, Amazonin çdo Kindle e kushton 250 dollarë, e janë duk e shitur për 199.
Sipas të njëjtës analizë, Fire është më i mirë se që analistët jashtë Amazonit mendonin se ai do jetë, ani pse ende nuk po e konsiderojnë si konkurrent për iPadin e Appleit. Të metat në krahasim me iPadin kështu janë ekrani 7-inçësh i cili jap sipërfaqen prej vetëm 45% të sipërfaqes 10-inçëshe të iPadit; vetëm 8 GB hapësirë për deponimin e të dhënave (iPadët vijnë me 16, 32 dhe 64 GB), dhe tekefundit mungon edhe kamera (iPad i ka dy) si dhe nuk ka lidhshmëri 3G.
Përndryshe, në këtë moment vlerësohet se Apple në çdo iPad ka rreth 30% fitim të pastër.

Toshiba me kompjuter të ri desktop


Kompania Toshiba do të nxjerrë së shpejti në treg kompiuterin më të ri desktop, modelin DX735.
Bëhet fjalë për një kompiuter me sistem operimi Genuine Windows 7 Home Premium, me ekran 23-inch Full HD, me procesor të gjeneratës së dytë Intel Core, memorje të integruar 1 terrabit, 4 GB/RAM, kamera të integruar në desktop dhe Bluray player.
Kompiuteri i Toshibas del në shitje më 2 Tetor dhe kushton 956.9 $ 

Sony prezanton kompiuterin VAIO J

Kompania Sony ka nxjerrë në treg një tjetër kompiuter desktop, prototipin e quajtur VAIO J.
Ky model i ri kompiuteri ka një sistem operimi Windows 7 Home Premium 64-Bit, ekran 21.5-inch me rezolucion 1920 x 1080 Full HD, procesor 2.8 GHz Intel Core i7, kartë grafike Intel HM65 Express, 4 GBDDR3 RAM, memorje të integruar 2 terrabit (TB).
Modeli VAIO J ka edhe një kamera të integruar mbi desktop, Blu-ray drive, TV, lexues kartash dhe WiFi. Sony VAIO J ndodhet aktualisht në treg dhe kushton 2354 $

PCIe 3.0 nga Asus

Pllakat e reja amë nga Asus janë të bazuara në çipsetin ekzistues Z68 Express, e pasi që edhe i ardhshmi Ivy Bridge gjithashtu përdorë sllotin LGA1155, ato janë kompatibile edhe me procesorët ekzistues Sandy Bridge.
Dallimi në mes të këtyre të rejave dhe pllakave ekzistuese Z68 është kompatiliteti me kontrolluesin PCIe të gjeneratës së tretë që është i integruar në procesorët Ivy Bridge. Ndërfaqja e re nuk është në fondament e ndryshme nga ajo e vjetra – përdoren sllotet e njëjta vetëm se kapaciteti është më i madh për shkak të sinjalizimit të ndryshëm. Natyrisht, në sllotet PCIe në pllakat e reja pa problem mund të përdoren kartelat ekzistuese grafike duke pasur parasysh se kontrolluesi PCIe 3.0 në procesor është kompatibil me versionet më të vjetra të ndërfaqes.
Asus në treg plasoi krejtësisht tri pllaka – P8Z68 Deluxe/Gen3, P8Z68-V Pro/GEN3 dhe P8Z68-V GEN3. Të tri pllakat kanë nga dy sllote për grafikën, USB 3.0 kontrolluesit e shtuar dhe përkrahjen për softuerin Vertu të LucidLogix i cili mundëson përdorimin e grafikës nga procesorët në bashkëpunim me grafikën diskrete. Për pllakën më të shtrenjtë do të duhet të ndani 265, për të parën më të dobësuar 215 euro, e për më të dobëtën 185 euro.

Samsung prezanton Galaxy Tab 7.0 Plus

Samsung ka paralajmëruar modelin e saj më të ri të tabletit Android, Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus, i cili do të vijë me verisonin më të ri të sistemit operativ të Google, Android Honeycomb 3.2.
Samsung Galaxy Tab 7.0 posedon procesor me dy bërthama 1.2GHz, ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, me rezolucion 1024 x 600 piksel.
Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus përfshijnë edhe dy kamera në pajisje, si ajo frontale me 2 mega-piksel, si dhe kamerën tjetër me 3 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 720p, e cila posedon edhe një LED ndriçues dhe auto-fokus.
Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus gjithashtu ka edhe 1GB RAM, ndërsa ky model i ri i tabletit do të vijë në 16 ose 32GB memorie të brendshme, mikro SD, ndërsa pritet që ky model së shpejti të paraqitet në SHBA dhe Evropë.

Televizioni në Xbox

Sipas shkrimit të Bloomberg, Microsofti po planifikon nisjen e shërbimit të televizionit në internet i cili do të duhej të ishte i integruar në platformën Xbox Live.
Sipas pohimeve Microsoft që tani është në bisedime me kompanitë e shumta të cilat prodhojnë përmbajtje të caktuara dhe me ofruesit e shërbimeve të internetit siç janë Comcast dhe Verizon Communications. Oferta e programeve do të duhej të përfshinte muzikën, filmat, sportin dhe emisionet televizive.
Bloomberg gjithashtu thekson se pritet që Microsoft do të nënshkruaj marrëveshjet për licencim me kanalin HBO të Time Warnerit, streaming shërbimin Crackle të Sony Pictures dhe rrjetin universal Bravo të NBC Universal.
Pritet që shërbimi televiziv i Microsoftit do të mund të fillonte me punë gjatë vjeshtës. 

Thursday, September 29, 2011

Firefox 7, tani në dispozicion


Deri më tani, një nga problemet më të mëdha të shfletuesit Firefox është fakti i kujtesës. Firefox kishte problem me kujtesë dhe shpeshherë nxirrte telashe tek përdoruesit. Mozilla u mundua në çdo version të Firefox’it ta rregulloj këtë problem, por tani Mozilla pretendon se e ka zgjidhur përfundimisht këtë çështje.
Në versionin e fundit, Firefox 7 si shfletues popullor ka rritur sigurinë dhe mbrojtjen e kujtesës. Firefox i ka zvogëluar problemet me kujtesën deri në 50 për qind, e në disa raste edhe më shumë.
Përmirësime tjera të rëndësishme janë bërë edhe në zgjerimin e grafikës, përshpejtimin e harduerit, një nxitje tjetër e shpejtësisë është bërë edhe tek opsion Firefox Sync, poashtu është rritur stabiliteti dhe siguria, e me e rëndësishmja është se ky version është në dispozicion për shkarkim në gjuhën shqipe, në të cilën kanë punuar disa shqiptar të përmendur edhe më parë.
Për ta shkarkuar versionin Firefox 7 vizitoni faqen zyrtare.