Kliko Ketu

loading...

Thursday, September 29, 2011

Firefox 7, tani në dispozicion


Deri më tani, një nga problemet më të mëdha të shfletuesit Firefox është fakti i kujtesës. Firefox kishte problem me kujtesë dhe shpeshherë nxirrte telashe tek përdoruesit. Mozilla u mundua në çdo version të Firefox’it ta rregulloj këtë problem, por tani Mozilla pretendon se e ka zgjidhur përfundimisht këtë çështje.
Në versionin e fundit, Firefox 7 si shfletues popullor ka rritur sigurinë dhe mbrojtjen e kujtesës. Firefox i ka zvogëluar problemet me kujtesën deri në 50 për qind, e në disa raste edhe më shumë.
Përmirësime tjera të rëndësishme janë bërë edhe në zgjerimin e grafikës, përshpejtimin e harduerit, një nxitje tjetër e shpejtësisë është bërë edhe tek opsion Firefox Sync, poashtu është rritur stabiliteti dhe siguria, e me e rëndësishmja është se ky version është në dispozicion për shkarkim në gjuhën shqipe, në të cilën kanë punuar disa shqiptar të përmendur edhe më parë.
Për ta shkarkuar versionin Firefox 7 vizitoni faqen zyrtare.


Yahoo është në shitje


Një e-mail dërguar punonjësve të kompanisë zbulon se Yahoo! do të punojë bashk me bankën investuese Allen & Comp. për të “mbledhur kërkesa të shumta nga klientët të cilët tash më kanë theksuar interes për opsione të mundshme”. E-mail i publikuar nga Business Insider është dërguar nga bashkë-themeluesit e kompanisë Xheri Jang dhe Dejvid Filo.
Spekulimet në lidhje me shitjen e Yahoo janë shfaqur menjëher pas shkarkimit të drejtorit ekzekutiv Bartc Carol.
Megjithatë në imell thuhet se bordit të Yahoo i duhet kohë për të bërë një vlersim të kompanisë, që mund të ju marrë kohë, ndoshta “muaj” dhe jo “javë”.
Në çdo rast Yahoo,  së shpejti mund të ketë një pronar të ri, ndoshta Microsoft ka ende interes për të blerë këtë kompani, ku para 2 viteve ofroi hiq më pak se 44 miliardë dollarë për të blerë këtë kompani

Android shitet dy herë më shum se iPhone


Nielsen, një kompani e cila merret me hulumtimin e shijeve të konsumatorëve, në raportin e saj më të ri për tre muajt e fundit zbulon se janë shitur dy herë më shum telefona Android sesa iPhone.
Sipas Nielsen, në SHBA në tre muajt e fundit, nga qershori deri në shtator, numri i përgjithshëm i shitjeve të telefonave të zgjuar, 58% i takojnë paisjve Android, deri sa 28% i takojnë iPhone4 ose iPhone3GS. Nga numri i përgjithshëm i telefonave të zgjuar në periudhën e dhënë më lartë vetëm 9% i takojnë paisjve BlackBerry. Sipas përdorimit të sistemeve operative në gusht, 43% nga telefonat e zgjuar përdorin Android, kurse 28% përdorin iOS, dhe 18% BlackBerry.
Edhe pse ndoshta Android ka një avantazh para iPhone, megjithatë duhet marrë parasysh faktin se iPhone është vetëm një telefon nga një prodhues, derisa Android mund të gjendet në shum modele nga shum prodhues të ndryshëm. Pra nëse marrim parasysh këtë fakt, atëherë shum lehtë mund të sjellim një përfundim se iPhone sjell shum më shum të ardhura për kompaninë Apple se sa Android telefonat për cilin do prodhues. Plus, iPhone5 pritet të kontribojë edhe më shumë në rritjen e të ardhurave finansiare të kompanisë.


Amazon prezentoi Kindle Fire


Amazon prezentoi tabletin e ri Kindle Fire, i cili për dallim nga e-lexuesi i mëparshëm bardh e zi tani është shum më afër tabletëve modern, si për shembull iPad nga Apple.
Fire ka një procesor dual-core, WiFi dhe ekran me diagonale shtatë inç, por nuk posedon kamerë e as mikrofon. Megjithatë çmimi prej 199 dollarë e bën atë shum më tërheqës se modeli i kompanisë Apple i cili kushton 499 dollarë.
Së bashku me tabletin e ri Kindle Fire, Amazon konsumatorëve do t’ju servojë edhe një tjetër surprizë – Kindle i vjetër me ekran bardh e zi, tani do të jetë në dispozicion për 79 dollarë. Ky çmim, kuptohet, është për Kindle-n e thjeshtë, kurse Amazon, menjëherë pas publikimit të Fire prezentoi edhe një gjeneratë të re Kindle e titulluar Kindle Touch.
Bëhet fjalë për një tabletë më të vogël, më të lehtë dhe më të hollë, për të cilin Amazon pretendon se ka një ekran më të përparuar në botë, e bazuar në teknologjinë e-ink. Çmimi i këtij modeli do të fillojë nga 99 dollarë, kurse versioni me 3G të integruar do të shitet për 149 dollarë.
Porositë për këto modele janë të hapura nga tani, kurse Amazon do të fillojë ti plotson kërkesat nga 11 nëntori.


Facebook, reklama pa pagesë për bizneset e vogla


Facebook ka menduar edhe për bizneset e vogla, duke u prezantuar me një program të ri, në të cilin Facebook ofron 10 milionë dollarë reklama falas për bizneset e vogla.
Programi, Facebook Marketing Solutions, i cili përfshin edhe partneritetin me Federatën Kombëtare të Biznesit të Pavarur dhe Dhomën Amerikane të Tregtisë do të lëkundet në rrjetin social muajt e ardhshëm. Në fillim të vitit 2012 Facebook do të filloj të ju jep para biznesve të vogla, ose më mirë do ju ofroj reklama pa pagesë


Tuesday, September 27, 2011

Samsung paralajmëron Galaxy S II HD LTE


Kohëve të fundit është thënë se Samsung është duke përgatitur modelin e ri të telefonit i cili bazohet në teknologjinë HD, ndërsa tani kjo kompani ka paralajmëruar modelin e ri, Samsung Galaxy S II HD LTE, i cili do të jetë në dispozicion për tregun e Koresë Jugore.
Samsung Galaxy S II HD LTE posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 4.65 inç, i cili posedon teknologjinë HD Super AMOLED Display me 1280 x 720 piksel, si dhe procesorin me 1.5GHz dual-core, dhe versionin e ri të sistemit operativ të Google, Android Gingerbread.
Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy S II HD LTE përfshijnëedhe kamerën e pasme me 8MP, LED ndriçues për foto dhe video, kamerën e përparme me 2MP, baterinë me 1850 mAh, dhe 16GB memorie të brendshme dhe mikro SD kartelë për memorie shtesë.
Përkundër të gjithë këtyre specifikave të avancuara që i posedon ky model, ende nuk dihet asgjë për çmimin e tij, apoedhe kohën se kur i njëjti do të zbarkojë në tregun evropian.

Monday, September 26, 2011

Google blen Motorola per 12,5 mld dollare

Google blen Motorola Mobility per 12,5 miliarde dollare. Ne baze te nje marreveshjeje te firmosur nga dy shoqerite, grupi i Mountain View do te bleje prodhuesin e telefonave celulare per nje çmim prej 40 eurosh per aksion.

Blerja e Motorola Solutions, dega e Motorola qe prodhon smartphone, telefona celulare dhe tablet, do t’i jape mundesine Google te behet nje konkurrues i te gjitha produkteve te pajisjeve mobile, perfshire edhe Apple e Steve Jobs.

Beteja Apple vs Samsung

Samsung Electronics nuk do të promovojë tabletën e re të kompjuterëve në shoun më të madh të elektronikës IFA që po mbahet në Berlin. Shkak është bërë bllokimi i shitjeve në Gjermani pasi një gjykatë në Duseldorf pranoi kërkesën e Apple për të ndaluar shitjen e produktit të Samsungut. Dy rivalet po zhvillojnë një betejë mbi të drejtat për smartphone dhe tabletat. “Samsung e respekton vendimin e gjykatës… në këtë mënyrë ka vendosur që të mos shfaqi Gallaxy Tab 7.7 në IFA” ka bërë të ditur në një komunikatë kompania. Vendimi i gjykatës erdhi pas një vendimi të mëparshëm që kishte ndaluar përkohësisht shitjen e Galaxy Tab 10.1.

Apple pretendon se kompania nga Koreja e Jugut ka shkelur patentën e saj me linjë e smartphonëve Galaxy dhe kompjuterëve tabletë duke argumentuar se Samsung ka kopjuar dizajnin, pamjen dhe ndjeshmërinë e iPhone dhe iPad. Samsungu është kundërpërgjigjur duke thënë se Apple ka bërë të njëjtën gjë me patentën e wireless-it.

”Lufta ligjore” mes dy kompanive po zhvillohet në SHBA, Evropë, Korenë e Jugut dhe Australi që prej muajit prill.

Linux nuk do të mund të butohet me Windows 8


Pas konferencës Build ku Microsoft prezenetoi Windows 8 shumica me padurim e prisnin sistemin e ri operativ. Megjithatë ato persona që përdorin dy sisteme operative nuk do të jenë edhe aq të kënaqur me politikën e Microsoft, sipas së cilës Linux nuk mund të ngritet në ato kompjutorë të cilët kanë Windows8.
Sipas zhvilluesit të Linux Metju Geret, Microsoft kërkon nga prodhuesit të cilët dëshirojnë të kenë logon e Windows8 në produktet e tyre të mundësojnë UEFI(Unified Extensible Firmware Interface) boot-im të sigurtë. Sipas specifikimeve të reja të UEFI, për të punuar një sistem operativ duhet që të posedojë një çelës të nënshkruar në firmware të sistemit. Dhe kështu nëse instaloni ndonjë kartelë grafike në të cilën nuk ka të nënshkruar drajverë, ose nuk ka drajverë të cilët janë të nënshkruar me çelës i cili nuk ndohdet në firmware të sistemit, nuk do të mund të keni mbështetje për kartelën grafike në firmware të sistemit.
Secili kompjutor i cili do të mundëson ngritje(boot) të sigurtë nuk do të mund të butirat Linux, ose ndonjë verzion tjetër të pautorizuar. Në këtë mënyrë Microsoft planifikon të luftojë kundër piraterisë ndaj sistemit më të ri operativ Windows8. E vetmja gjë pozitive është se nuk do të mund të lëshohen programe keqbërëse në sistemin operativ.
Duke pasur parasysh se ka edhe shum kohë nga lansimi i Windows 8, Metju Geret në blogun e tij tha se nuk ka nevojë për panikë, por megjithatë duhet të jemi të shqetësuar. Microsoft ende nuk ka komentuar mbi fjalët e zhvilluesit Metju Geret.

Facebook, 350 milionë përdorues aktivë nga celularët


Facebook ka zbuluar se tani ka 350 milionë përdorues aktivë nga celularët në muaj nga shifra e përgjithshme prej 800 milionë përdoruesish.
Me fjalë tjera, 43.75 për qind e përdoruesve të Facebook kyçen nëpërmjet aparateve celulare. Ky numër po vazhdon të rritet dhe kur të arrij në 50 për qind, Facebook do të godasë 1 miliardë përdorues.
Facebook ka thënë (ose së paku ka nënkuptuar) shumë herë se celularët janë një fokus i madh për kompaninë. Sigurisht, celularët janë e ardhmja e teknologjisë dhe industrisë.
Konferenca e sotme e zhvilluesve F8 nuk përfshinte njoftime të reja rreth celularëve, sepse nuk kishte asgjë të re që zhvilluesit mund ta shpalosnin. Facebook më shumë është koncentruar në aplikacionin e vet për iPad në të cilin pritet të integrohen edhe video thirrjet.


iPhone5 do të paraqitet më 4 tetor


Ngjarja e radhës për Apple ku do të ftohen shum mediume është e caktuar për 4 tetor. Ngjarjen do të udhëheq Tim Kuk CEO i kompanisë, i cili para një muaji zëvendësoi drejtorin legjendar Stiv Jobs, zbulon AllThingsD.
Është pothuajse e sigurt se në këtë ngjarje do të prezentohet gjenerata e pestë e telefonave iPhone. Sipas burimeve të AllThingsD, telefoni më i ri i Apple do të ndodhet nëpër shitoret, vetëm 1 ose 2 javë pas prezentimit.
iPhone5 do të jetë ylli kryesor i ngjarjes, pritet që paisja të jetë me ekran më të gjerë, duke zënë pothuajse gjithë hapësirën e paisjes, dhe që do të posedojë një kamerë prej 8 megapikselë, ngjarja më 4 tetorë do të jetë shfaqja e parë për Tim Kuk, si drejtor i Apple-s. Do të jetë rëndë të zëvendësohet karizma e Stiv Jobs, por nga Tim Kuk presim të na befason.


Sharp shpalos celularë 3D Aquos SH8928U


Sharp ka prezantuar një celularë të ri 3D me bazë në Android, të quajtur Aquos SH8928U. Ky është celulari i njëjtë imazhe e të cilit ishin postuar disa muaj më parë në ueb faqen e FCC.
Specifikat janë pothuajse të njëjta me ato që janë dëgjuar më parë: ekran 4.2 inç me rezolucioni qHD, 3D Stereoscopic, procesor Qualcomm Snapdragon me një bërthamë të vetme në 1.4GHz dhe kartelë grafike Adreno 205 GPU512MB RAM2GB memorie të brendshme, dy kamera 8 megapikselëshe për të incizuar në 3D dhe mbështetjen e një LED’i, si dhe bateri 1240 mAh dheAndroid 2.3.4.

Modeli që është duke u lansuar në Japoni ka një radio GSM të vendosur në vend të versioni CDMA që ka qenë i pranishëm në imazhet e FCC. Celulari momentalisht është i kufizuar vetëm për rrjetin SoftBank të Japonisë por shpresojmë se kjo pajisje e jashtëzakonshme do të jetë në shitje edhe në pjesë tjera të botës.

Blackberry me bilanc negativ


Kompania Blackberry ka shënuar një bilanc tepër negativ në tremujorin e dytë, duke shënuar një rënie të ndjeshme në krahasim me një vit më parë.
Kjo rënie e shitjeve ka ardhur pavarësisht se Balckberry ka nxjerrë në treg modelet e saj të rinj të celularëve të mençur. Përfitimet bruto të shënuara janë 329 $, gati dy herë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë me 797 $.
Kjo, sipas ekspertëve, ka ndodhur për shkak të krizës që po kalon kompnia RIM, por edhe sepse modelet e reja të nxjerra në treg, kanë dalë shumë vonë.

Loja CityVille, vjen në Google+


Kompania e lojërave Zynga, do të sjellë lojën e famshme të Facebook në rrjetin social Google+.
“Kjo nuk është sekrete, ne jemi adhurues të Google+, CityVille ka arritur shumë sukses në rrjetin e Facebook, por kjo nuk do të thotë se lojërat tona do të qëndrojnë vetëm tek Facebook, tek e fundit ne duam që lojërat tona të jenë të arritshme për të gjithë, pa marrë parasysh se ku luajnë përdoruesit, në Facebook, Google+ apo kudo tjetër,” thuhet në blogun zyrtar të Zynga’s.
Çfarë mendoni ju, a do luajnë përdoruesit në Facebook apo në Google+? Edhe pse Facebook prinë para Google+ më 800 milionë përdorues, ndërsa Google+ thuhet të ketë 50 milionë përdorues.


Google+ me 43 milionë përdorues


Rrjeti social Google+ u hap për të gjithë pak ditë më parë dhe në një postim në Google+ është raportuar se numri i përdoruesve është rritur për 30 për qind.
Po flasim për një fluks të madh të përdoruesve, të cilët janë regjistruar që nga hapja zyrtare e Google+ për të gjithë. Llogaritur nga Paul Allen, një statisticient jozyrtar për Google+, thotë se ky rrjet social ka grumbulluar rreth 43.4 milionë përdorues. Duke marrë parasysh se Google+ është hapur para pak muajsh është mjaftë mbresëlënëse (edhe pse Google+ është shumë larg Facebook, e cila numëron 800 milionë përdorues).
Pas futjes së Facebook Timeline, të dyja rrjetet dallojnë shumë nga njëra-tjetra, por Google+ ende po vazhdon ta ruaj thjeshtësinë e vet, ndërsa Facebook vetëm po ndryshon gjërat dhe nuk po shikon privatësinë e përdoruesve.
Të dyja shërbimet kanë meritat e tyre, kështu që unë mendoj se ne do të vazhdojmë të shohim përdoruesit nga mbarë bota duke përdorur Facebook dhe Google+, vetëm se ndoshta disa nga ta do të emrigrojnë nga njëri shërbim në tjetrin.


Google+ hap dyert


Konkurrenti më serioz deri më sot i Facebook e Twitter, përkatësisht rrjeti i popullarizuar i Google, Google+ tani ka hapur dyert për masën e gjerë dhe nuk kërkon më një ftesë speciale për t’iu bashkangjitur.
Megjithatë Google dëshiron të bëjë me dije se rrjeti social ende nuk është gati së përpunuari dhe përditësuari si shërbim i plotë, dhe kompania ka theksuar se do të vazhdojë të sjellë veçori e ndryshime të reja me hapa të ngadalshëm.
“Gjatë 12 javëve të fundit ne kemi qenë duke bërë testime në terren, dhe gjatë kësaj periudhe ne kemi dëgjuar e mësuar shumë gjëra të jashtëzakonshme” tha zëvendës presidenti me përvojë i Google Engineering, Vic Gundotra.
“Ne jemi larg së përfunduari, por me përmirësimet që kemi bërë deri tani ne jemi gati për të tejkaluar fazën e testimeve beta. Tani kushdo që viziton www.google.com/+, do të mund t’i bashkohet projektit dhe të lidhet me njerëzit që dëshirojnë”.
Për të shënuar këtë rast, Google ka shpalosur një numër të përshtatur të veçorive të Hangout duke shtuar përkrahje për pajisje mobile (momentalisht vetëm Android), transmetime “On Air”, ndarje të ekranit, Sketchpad dhe Docs.
Përveç kësaj, Google+ tani mundëson kërkime të njerëzve e postimeve me përmbajtje relevante me uebin, natyrisht brenda platformës së rrjetit social.

Avioni i ri bën realitet ëndrrat e fluturimit

Ëndrra bëhet realitet me Boeing e ri me fibra karboni, 787 Dreamliner, shënon epokën e re në flurturimin ajror. Alumini ka qenë materiali standard i përdorur për ndërtimin e avionit për më shumë se një shekull madje edhe të famshmit vëllezërit Wright, fluturimin e parë në 1903 përdori për avionin pjesë metali. 

Por “epoka e aluminit”, mund të jetë drejt fundit me shpërndarjen e avionit të parë me shkallë elektrike tregëtare duke përdorur 50 % metal përzier me plastikë dhe fibra karboni. Scott Francher, zëvendëspresidenti dhe administratori i programit 787 tha: “U desh një punë shumë e madhe dhe e vështirë për të marrë këtë produkt”

Arrihet të lexohet mëndja e njeriut

Shkencëtarët në universitetin e Kalifornisë kanë arritur të riprodhojnë “filmin” që luhet në mendjen e një njeriu.
Për të rikrijuar dinamikën e eksperiencës vizive, ata përdorën rezonancë magnetike funksionale për imazhet (fMRI) për të matur aktivitetin e trurit të vullnetarëve që shihnin disa klipe të shkurtra.
Një model llogaritës iu shtua të dhënave të fMRI-së për të riprodhuar imazhet.
Ekipi i shkencëtarëve, i drejtuar nga Shinji Nishimoto dhe Jack Gallant, thanë se gjendemi dekada larg nga arritja e leximit të mendimeve të njerëzve.
Zbulimi mund të bëhet një mjet i rëndësishëm për komunikim, prej njerëzve që janë të paralizuar apo pacientëve në koma.

Eee Pad Slider këtë muaj

Pas paralajmërimit të parë të Asus Eee Pad Slider në janar, ky aparat për shkak të disa shtyrjeve kishte mbushur shtyllat e portaleve nëpër Internet, por Asus më në fund ka publikuar detajet për paraqitjen e këtij tableti. Edhe pse akoma nuk dihet data e saktë, prodhuesi tajvanez i harduerit ka premtuar se Asus Eee Pad Slider do të paraqitet në treg para fundit të këtij muaji. 

Ky tablet 10,1 inçësh sjell ekran me rezolucion 1280 x 800 pixelë, ekranin IPS Gorilla Glass, pastaj Tegra 2 SoC të nVidias – mu sikurse edhe Eee Pad Transformer, i cili në treg ka arritur në mars. Megjithatë, për dallim prej Transformerit i cili ka shtesë opsionale me tastierë dhe bateri shtesë, Slideri ka tastierën e integruar të fshehur nën ekran. 

Sipas recensioneve të para, tastiera e Sliderit është mjaft komode për punë të rehatshme, por jo edhe ideale pasi që tastet janë më të cekëta se tek kompjuterët netbook me dimensione të ngjashme. Përkundër kësaj, dallimi nuk është drastik dhe nuk ka dyshim që shumica e njerëzve shpejt do të adaptohen në formatin më të vogël. 

Blerësit e Eee Pad Slider i cili vjen me Android 3.2, do të mund të zgjedhin mes dy varianteve: 16 GB që kushton 386 dollarë dhe 32 GB që kushton 100 dollarë më shumë.

Samsung Galaxy Sll, shiten 10 milion në 6 muaj

Në gjashtë muaj në treg Samsung ka shitur 10 milionë telefona Galaxy Sll. Lajmi vjen pak ditë para se Apple, rivali kryesore, pritet të nxjerr në treg iPhone 5. 

Apple pret që brenda tre muajve të vitit që kanë mbetur të shesë mbi 20 milionë të modelit të ri. 

Pavarësisht se Apple është më popullor, Samsung është rivali më i fortë i saj sa i takon telefonave të mençur pasi në më pak se 8 javë, shitja e Samsung Galaxy SII është dyfishuar.