Kliko Ketu

loading...

Saturday, November 5, 2011

GeForce GTX 560 Ti me dy koka

EVGA për entuziastët dhe adhuruesit e lojërave paraqiti një kartelë interesante grafike GeForce GTX 560 Ti 2Win.
Kartela është e përbërë nga dy çipa GeForce GTX 560 Ti dhe ka krejtësisht 768 CUDA bërthama dhe 2 GB të memories GDDR5, e aty është edhe konektori SLI për mundësinë e lidhjes edhe të një zgjidhje tjetër të këtillë në konfigurimin SLI me katër GPU.
Kjo zgjidhje me dy procesorë ka gjatësinë prej 11.5-inç dhe ka ftohësin kualitativ dual-slot me dy heatsink (për secilin procesor grafik) dhe katër gypa për nxjerrjen e nxehtësisë si dhe krejtësisht tri ventilatorë. Nga video konektorët të ofruar janë tri DVI dhe një mini HDMI, derisa për furnizim duhet përdorur dy konektorë 8-pinësh të tensionit. Për sa i përket takteve ata janë 850 dhe 1,700 MHz për GPU-në dhe shaderët si dhe 4,008 MHz efikase për memorien grafike. Kartela në paraporosi kushton 519.99 dollarë. 

Modern Warfare 3 dhe rrjetat shoqërore

Developerët nga Beachhead Studios në trailerin e ri për Modern Warfare 3 kanë zbuluar se çfarë fshehin komponentët shoqëror të FPS-it.
Përveç shërbimit të njohur për të gjithë Call of Duty Elite, në Modern Warfare 3 do të kemi mundësi të kyçemi edhe përmes llogarisë shfrytëzuese në Facebook. Natyrisht, Modern Warfare në këtë mënyrë më lehtë do të kyçet me miqtë, e ndoshta ndonjërit nga ata do të keni mundësi edhe të ia dhuroni një plumb në ballë!
Për sa i përket shërbimit Call of Duty Elite, duket se javës që vjen do të ngjallet kryesisht në Xbox 360 dhe PlayStation 3. Versioni për PC i shërbimit Elite është shtyrë, duke pasur parasysh se djelmoshat e Beachhead dëshirojnë ta bëjnë sa më të sigurt. Kjo nuk do të ndikoj në datën e paraqitjes së Modern Warfare 3 në PC, i cili arrin po të njëjtën datë kur edhe për konsola, me 8 nëntor.

Commodore 64 ekstrem

Kompania Commodore USA ka paraqitur versionin dukshëm më të fuqishëm të linjës së kompjuterëve të ringjallur kohë më parë Commodore 64.
Commodore 64x Extreme ende ka shtëpizën e njohur në të cilën krahas tastierës ndodhet edhe pjesa tjetër e sistemit, por procesori ekzistues Atom D525 është zëvendësuar me një procesor tjetër gjithashtu nga Intel i gjeneratës Sandy Bridge, modelin Core i7-2720QM.
Krahas procesorit më të fuqishëm, Commodore 64x Extreme zakonisht vjen me 8 GB të memories DDR3, diskun me kapacitetin prej 2 TB dhe DVD incizues, lexuesin e kartelave të memories, Bluetoothin dhe kartelën për rrjetën pa tela. Për shfaqjen e fotografisë përgjegjës është bërthama grafike HD 3000 e Intelit, e ata që janë të interesuar për këtë version më të avancuar të Commodores do të duhet të ndajnë 1,499 dollarë. 

Android Gingerbread i pari në Android

Google ka publikuar shifrat e fundit të sistemit operativ Android, ndërsa versioni i parafundit, Android Gingerbread, tani ka arritur të jetë në 44 për qind të pajisjeve mobile që mbështeten në platformën e Google.
Shifrat për Android Gingerbread tregojnë një rritje prej 5.7 për qind, që nga muaji i kaluar.
Kjo është hera e parë që Android Gingerbread i ka tejkaluar ato të Froyo 2.2, i cili muajin e kaluar ka qenë në 45.3 për qind, ndërsa tani përbën vetëm 40.7 për qind të  pajisjeve me Android.
Detajet lidhur më versionet e ndryshme të sistemit operativ Android mund të gjenden në faqen e zhvilluesve të Android.
Të gjithë ju që përdorni pajisjet mobile Android mund të na tregoni se cilin version të këtij sistemi operativ e keni në pajisjen tuaj? 

Rezound – Androidi i ri nga HTC

HTC Rezound, më herët i paralajmëruar si HTC Vigor, dje më në fund u paraqit edhe zyrtarisht.
Bëhet fjalë për një pajisje që do të shitet në kuadër të ofertës së operatorit amerikan Verizon dhe do të punoj në rrjetin e tyre 4G LTE. Ka ekranin prej 4.3-inç, procesorin e ka dybërthamësh në 1.5-GHz, ka një 1 GB RAM dhe 16 GB të memories për deponimin e të dhënave. Kamera e përparme ka rezolucionin prej 2 megapiksel, e ajo e pasme 8 megapiksel.
Edhe pse Android 4.0 tashmë ndodhet në disa pajisje të cilat janë paraqitur së voni, HTC Rezound ka Gingerbread, me ndërfaqen për shfrytëzues Sense 3.5, por nga HTC thonë se mbindërtimi në Ice Cream Sandwich do të jetë në dispozicion, sipas të gjitha gjasave, gjatë vitit të ardhshëm.
Rezound është i pajisur me teknologjinë Beats dhe kufjet përkatëse, kabllot e të cilave, thonë nga kompania, nuk mund të ndrydhen, njëjtë si te modeli Rhyme.
Karakteristikat harduerike dhe përkrahja për LTE e bënë këtë telefon që të futet në rangun e lartë të çmimeve, e Verizon do ta shes nga 299.99 dollarë me kontratë dy vjeçare.

Sukses i madh i Lumia 800

Menjëherë pasi që Microsoft paraqiti versionin final të Windows Phone 7.5, sistemit të ri operativ për telefonat e mençur , Nokia si partneri më i afërt paraqiti dy modele, Lumia 710 dhe Lumia 800.
Më i fuqishmi Lumia 800 me fillimin e vu në dispozicion për para-porositje në Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Spanjë dhe Britani të Madhe. Siç pohon Phonehouse.fr, Lumia 800 bëri një bum të vërtetë duke arritur në vet kreun e listës së shitjeve. Kjo është hera e parë që një telefon Windows Phone ta zë një vend të këtillë dhe në të vërtetë një hap i madh para për platformën e cila pati një fillim të dobët.
Dizajni i shkëlqyeshëm, emri i mirë dhe sistemi operativ i përsosur, gjithsesi ndihmuan në suksesin e kësaj pajisje elegante. Edhe pse Microsoft ka lënë përshtypje të dobëta për sa i përket Windows Phoneit dhe zgjerimit të tregut, kjo platformë që shikuar realisht është mjaftë e mirë përmes mbindërtimit Mango, me pak marketing dhe angazhim më funksional, mund të ju imponohej si konkurrent i vërtet lojtarëve të mëdhenj iOS dhe Android, të cilët për momentin e janë duke sunduar në këtë treg. 

LG vjen me Optimus LTE

Kohëve të fundit është thënë se modeli më i ri i telefonit të mençur të LG’së, përkatësisht modeli LG Optimus Eye do të prezantohet në tregun kanadez, tek operatori Bell, por me një emër tjetër, LG Optimus LTE.
Ky model i telefonit të LG’së është shumë i pasur me karakteristika të avancuara, prandaj edhe ia vlen të thuhet se i njëjti vjen me ekran të ndjeshëm në prekje me 4.5 inç, ndërfaqe IPS HD, rezolucion 1280 x 720 piksel, si dhe procesor marramendës me dy bërthama dhe kapacitet prej 1.5GHz. 
Mirëpo, kjo nuk është e tëra që LG Optimus LTE përmban në vete, pasi që telefoni posedon edhe Android 2.3 Gingerbread, kamerën e pasme me 8 mega-piksel e cila mund të incizojë në Full HD 1080p, rrjetet WiFi, Bluetooth, DLNA, HDMI, dhe bateri me 1,830 mAh. 
Megjithatë, ende nuk ka asnjë detaj se kur LG Optimus LTE do të mund të paraqitet në Evropë ose SHBA.