Kliko Ketu

loading...

Wednesday, October 12, 2011

Shpallet telefoni i vitit.


Në përzgjedhjen vjetore për paisje teknologjike më të mir në blogun “T3 Awards Gadgets”, e mbajtur në Londër, për telefon të vitit është shpallur “Samsung Galaxy S2″.
Kjo është hera e parë që pas tri viteve këtë çmim prestigjioz e fiton ndonjë telefon i cili nuk është nga kompanitë Apple ose HTC.
Telefoni i zgjuar tash më shum i njohur Galaxy S2 i cili punon në sistemin operativ “Android” fitoi në një konkurencë shum të fortë, duke përfshi këtu telefonin e zgjuar iPhone4 nga Apple, HTC Sensation, Motorola Atrix, HTC Incredible, etj…
Në kategoritë e tjera kishte më pak surpriza, pasi që çmimin për Tabletin e vitit e fitoi “iPad 2″ nga Apple, PC të vitit “Macbook Air” poashtu nga kompania Apple, kurse çmimin për TV-n më të mir të vitit e fitoi sërisht Samsung me “EU55D8000″.
Për kamerë më të mir të vitit është shpallur Canon PowerShot G12″, kurse për konzollë më të mirë Xbox Kinect (Microsoft).
Brend më i mir është shpallur kompania “Google”. Mark Zuckerberg, i cili është drejtor egzekutiv në Facebook është shpallur personi më i mirë teknologjik.
Në këtë përzgjedhje, e cila është duke u mbajtur tash më për herë të pestë, këtë vitë morën pjesë një numër rekord të votuesve, diku rreth 1 milion, më sakt 970.000.

Mbi një milionë para-porosi për iPhone 4S që në ditën e parë

Edhe pse iPhone 4S nuk kishte shumë lavdërime pas publikimit, por mesa duket kompania Apple ka korrur edhe një sukses të madh me paisjen e re iPhone 4S.
Kompania Apple ka njoftuar se numri i para-porosive për iPhone 4S ka arritur në një milionë brenda 24 orëve. Kjo e bën iPhone 4S mbajtësin e rekordit të mëparshëm të iPhone 4 që kishte arritur të grumbullonte 600.000 para-porosi brenda një dite.
Shumica e njerëzve e kundërshtonin dhe nuk e lavdëronin iPhone 4S, por doli që iPhone i ri ka karakteristika shumë me të mira sesa versioni paraprak iPhone 4.


Saturday, October 1, 2011

GeForce GTX 560 Ti e shkurtuar

Kompania Elsa paraqiti një version interesant të GeForce GTX 560 Ti për ata që kanë shtëpizat me dimensione të kufizuara.
Elsa për këtë kartelë ka dizajnuar një PCB të vetën, kështu që ajo është vetëm pak më e gjatë se sa vetë konektori PCIe x16 dhe madje 56 milimetra më i shkurtë se GeForce GTX 560 Ti klasike, e bazuar në dizajnin referent.
Elsa Gladiac GTX 560 ti mini edhe më tutje ka ftohësin dual-slot me dy gypa për nxjerrjen e nxehtësisë dhe ventilator prej 80-milimetrave si dhe GPU-në GF114 me 384 bërthama CUDA dhe ka një gigabajt të memories GDDR5. Takti i procesorit grafik dhe shaderëve shkon deri në 822 dhe 1,645 MHz, e ai i memories deri në 4,008 MHz. Kartela grafike përkrah edhe SLI-në, derisa nga video daljet të pranishëm janë dy DVI dhe një konektor HDMI. Çmimi nuk është publikuar ende.

Alibaba i interesuar ta blej Yahoo

Për blerjen eventuale të Yahoosë është i interesuar, në mes të tjerëve, edhe gjiganti kinez në fushën e e-biznesit Alibaba.
Themeluesi dhe CEO i kompanisë Jack Ma konfirmoi gjatë fjalimit në Universitetin Stanford se Alibaba është i interesuar për blerjen e Yahoosë nëse do ta ketë shansin ta bëjë këtë, dhe se për këtë ka biseduar edhe me investitorët tjerë potencial.
Jack Ma thekson se, po të varej vetëm nga ai, Alibaba në tërësi do ta blente Yahoonë e jo vetëm aksionst që Yahoo ka në këtë kompani kineze. Yahoo është pronar i 40 për qind të aksioneve të Alibabas. Edhe pse Yahoo ka publikuar se nuk është në shitje, analistët mendojnë se ekziston mundësia reale që Yahoonë ta blej ndonjë kompani tjetër, përkundër orvatjeve të pasuksesshme të viteve të kaluara.
Për blerje që tani kanë shprehur interesimin fondi Silver Lake Partners, i cili është në kontakt me kompaninë Allen & Co. Këtë të fundit Yahoo e ka angazhuar për ta ndihmuar në përcaktimin e strategjisë afatgjate të afarizmit për vitet e ardhshme.

Facebook si vëllai i madh

Ditëve të fundit në media po qarkullon lajmi për atë se Facebook po i ruan të dhënat e shfrytëzuesve dhe në atë mënyrë po depërton në privacinë e shfrytëzuesve.
Lajmi i fundit ka të bëjë me mënyrën në të cilën po bëhet përcjellja online e shfrytëzuesve të vet madje edhe kur ata nuk janë të qasur në rrjetin shoqëror ndërsa ky lajmi pati jehonë të madhe në media.
Edhe pse Facebook po mbrohet duke thënë se të dhënat nuk ja jap askujt dhe se ka sistem të fortë të mbrojtjes, zbulimi i ri se janë duke u ruajtur me qindra faqe të vizituara nga shfrytëzuesit pak kënd do ta lë pa brenga.
Çdo banor i Evropës ka të drejtën në bazë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave nga komisioni Evropian të kërkoj kopjen e të gjitha të dhënave të ruajtur rreth aktivitetit të tyre në cilindo shërbim në internet.
Web faqja Europe vs. Facebook (EvF) publikoi të dhënat të cilat disa njerëz kishin marr si përgjigje ndaj një kërkese të atillë. Të dhënat shfrytëzuesve u janë dërguar në formatin PDF me gjatësi të ndryshme (në mes 129 dhe 880 faqesh) varësisht nga aktiviteti në Internet dhe gjatësisë së varësisht nga koha kur e kanë hapur llogarinë në Facebook.
Përveç të dhënave të pritshme siç janë emri dhe mbiemri, adresa, data e lindjes dhe lista e miqve, aty janë edhe disa të tjera të cilat mund të kontestohen, siç janë përmbajtjet e mesazheve që keni fshirë, lista e eventave në të cilat keni marrë pjesë respektivisht në të cilat ishit të ftuar, lokacioni i fundit nga e cila jeni kyçur në Facebook, lista e çdo kompjuteri me të cilin jeni kyçur ndonjëherë në Facebook, madje edhe informata për qëndrimet religjioze dhe politike.
Duke pasur parasysh këto që thamë, shfrytëzuesve u mbetet vetëm të luten që Facebooku në të ardhmen nuk do të pësoj nga ndonjë lëshim i sigurisë i cili hakerëve do të ua mundësonte vjedhjen e këtyre të dhënave.

Ftohësi i ri '' K2 ''


Në përputhje me paralajmërimet prej para gati pesë muajve, Alpenföhn paraqiti një ftohës të ri të dedikuar për shfrytëzuesit që kërkojnë performancat maksimale për ftohjen ajrore.
Ftohësi i ri quhet K2 sipas majës së dytë më të lartë në botë me cilën gjë Alpenföhn vazhdoi traditën e vet të emërtimit të ftohësve sipas bjeshkëve të njohura. K2 është një ftohës gjigant i përbërë nga dy kulla të cilat me bazën janë të lidhur me tetë gypa për nxjerrjen e nxehtësisë. Nga pjesa e jashtme ndodhet një ventilator prej 120-milimetrave, ndërsa në mes ndodhet në ventilator 140-milimetrash Wing Boost. Nga jashtë mund të vendoset një ventilator i tretë prej 120-milimetrave.
Të dy ventilatorët e bashkangjitur kyçen në kontorin 4-pinësh i cili mundëson rregullimin e lehtë PWM përmes pllakës amë. Por, pasi që pjesa më e madhe e pllakave ka vetëm një konektor të këtillë, në paketim me ftohësin dërgohet edhe një ndarës. Në shpejtësinë më të ulët ventilatorët bëjnë në mes 8 dhe 10 dB zhurmë, e në më të lartën 25 dB.
Kombinimi i bakrit (baza dhe gypat për nxjerrjen e nxehtësisë), alumini (fletëzat) dhe nikelit që është përdorur si mbulesë mbrojtëse janë përgjegjës për masën e lartë prej 1,050 gramëve. Alpenföhn K2 është kompatibil me procesorët x86 të paraqitur në disa vitet e fundit (Socket AM2/AM3/FM1, LGA-775, LGA-1155/1156, LGA-1366).
Çmimi i propozuar për shitjen e këtij ftohësi është 74.9 euro.


iPhone 5 do të shitet menjëherë!

Edhe pse ende nuk është paraqitur në treg, iPhone 5 tashmë është në listën e blerjeve të më shumë se 40 për qind të të anketuarve nga InMobi.
Në një studim të publikuar gjatë ditës së djeshme, rrjeti i reklamimit mobil zbuloi se 41 për qind e përdoruesve mobil në SHBA, Meksikë, dhe Kanada do ta blejnë modelin e ri të iPhone.
Ndërsa 50 për qind e atyre planifikojnë që ta kenë këtë telefon në dorë brenda gjashtë muajve të parë të debutimit të tij në treg.
Nëse këto shifra vërtetohen, iPhone 5 do të bëhet produkti më i suksesshëm në Apple, thuhet sipas InMobi.

Apple ka planifikuar dhe e ka paralajmëruar një ngjarje për javën e ardhshme, për të cilën ka thënë se “do të flasë për iPhone”, mirëpo gjatë këtij diskutimi pritet që Apple të zbulojë iPhone 5. 

Ferrari F1 Wheel Add-on

Dukej në shikim të parë se vendimi i Thrustmaster që të mbaroj një replikë të besueshme të shkopit dhe gazit nga kokpiti i A-10 Warthog ishte shmangie nga kursi i kompanisë, por me daljen e Ferrari F1 Wheel Add-on, siç është në të vërtetë emri i vërtetë i kësaj pajisje duhet të pranojmë – ishim gabuar!
Thrusmaster ka vendosur që të gjithëve në industri të ju tregoj se si mbarohen replika të besueshme të timonëve të vërtetë, pa kompromise.
Bëhet fjalë për një replikë të Ferrari 150 Italia, ndërsa i dedikohet pronarëve të timonit T500 RS në të cilin timonin ekzistues gjenerik e zëvendësojnë me këtë që është replikë i atij të vërtetit. Sipas pohimeve zëvendësimi duke iu falënderuar mekanizmit Quick Release është i mundur në krejtësisht disa sekonda, ndoshta për ekipin e ushtruar të teknikëve...
Pajisja mund të përdoret në dy mënyra – njëra e cila është njëkohësisht kompatibile edhe me PC-në dhe me PS3 (13 taste aktive dhe 3 D-pade) respektivisht modi më i avancuar vetëm për PC me 25 taste aktive dhe një D-pad.
Shitja nis gjatë muajit tetor, çmimi i tij është 200 dollarë (këtij duhet ti shtohet edhe çmimi i Thrustmaster T500 RS mbi të cilin montohet ai), ndërsa ne mendojmë se duke pasur parasysh kualiteti n dhe publikun të cilit i dedikohet – nuk është dhe aq shumë!
Në faqet e Thrustmaster thonë se para përdorimit të F1 Wheel së pari duhet bërë azhurnimi i firmwareit të T500 RS. /Telegrafi/

Largime të reja në Nokia

Nokia në ditët në vijim planifikon të bëj publik edhe një raund të largimeve për shkak të afarizmit të dobët dhe rënies së shitjes së pajisjeve.
Punën tani do ta humbin 3,500 punëtorë të Nokias, prej të cilëve pjesa më e madhe (2,200) letrat për largimin do ti marrin për shkak të mbylljes së fabrikës rumune në Cluj.
1,300 të tjerë do të largohen nga departamenti Location & Commerce të kompanisë, i cili përfshin edhe kompaninë e navigacioneve Navteq. Largimet e reja nuk janë pjesë e planit të Nokias për kursime nga muaji prill i këtij viti, i cili përfshinte largimin e 4,000 të punësuare ashtu që kompania të kursente një miliard euro.
Në krye të Nokia Siemens Networks tani vjen Jesper Ovesen, i cili zëvendëson ish CEO-në e Nokias Olli-Pekka Kallasvu, ndërsa është paralajmëruar edhe investimi nga 500 milion euro nga ana e të dyja kompanive (Nokia dhe Siemensi) në këtë joint-venture. Pas largimeve të fundit aksionet e Nokias kanë rënë për 1.1 për qind në 4.132 euro.

Androidi i6Pro kushton 94 $

Kush dëshiron të marrë një Android tablet, duhet patjetër ti hedhi një sy këtij modeli të iToos, të quajtur i6Pro.
Bëhet fjalë për një prototip me system operimi Google Android 2.3, me ekran 7-inch me prekje të shumëfishtë me rezolucion 800 x 480, procesor 1 Ghz RK2918 Arm Cortex-A8, kartë grafike GC800 3D, 512 DDR3 RAM me memorje të intëgruar 8 GB.
Gjithashtu ky tablet ka G-Sensor, lexim video Full HD, WiFi, modem 3G. Ky Android kushton 94 $

Vodafone prezanton tabletët Smart 7 dhe Smart 10

Kush jeton në Gjermani është me fat, pasi aty është shteti që kompania Vodafone ka vendosur të hedhë në treg tabletin e saj Smart 7 dhe Smart 10.
Bëhet fjalë për dy tabletë me sistem operimi Google Android 3.2 Honehycomb, me ekrane 7-inch dhe 10-inch me prekje, me procesor 1.2 GHz Dual-core Qualcomm, memorje të integruar 32 GB me mundësi rritje.
Gjithashtu ky Android i vodafone ka një kamera të integruar në pjesën e pasme të tabletit 5 megapisel dhe një tjetër në pjesën ballore të tij 2 megapiksel, e cila është konceptuar të përdoret për videokomunikim.
Keto dy tabletë do të dalin në shitje në Nëntor të këtij viti, por ende nuk ka asnjë informacion lidhur me kosoton e tyre.

Chrome së shpejti i dyti

Kompania StatCounter e cila përcjell përdorimin e shfletuesve të internetit përmes veglave statistikore pohon se shfletuesi Chrome i Googleit deri në muajin dhjetor do ta tejkaloj Firefoxin e Mozillas dhe kështu do të pozicionohet në vendin e dytë për nga përfaqësimi në mesin e shfrytëzuesve, menjëherë pas Internet Explorerit.
Chrome sipas statistikave të tyre gjatë shtatorit është përdorur nga 23.6% të shfrytëzuesve, Firefox nga 26.8%, e Internet Explorer nga 41.7%. Chrome sipas të dhënave të njëjta statistikore nga janari i këtij viti u rrit për 50% derisa posedimet e Explorerit dhe Firefoxit kanë rënë për 9 për qind respektivisht 13 për qind. Në përputhje me këtë, nëse ky trend vazhdon, Chrome kah mesi i vitit të ardhshëm do të duhej ta tejkalonte Firefoxin. Net Applications, i cili gjithashtu përcjell edhe analizon përqindjen e përdorimit të browserëve, më herët pati parashikuar se deri në fund të vitit Chrome do të arrij në 17.8%, e Frefox në 22.3%, por Chrome që tani ka tejkaluar parashikimet.
Ndoshta parashikimet e StatCounterit ishin nga pak tej-optimiste, por fakti se Google Chrome po përdoret gjithnjë e nga më shumë përdorues, është pjesërisht i ndikuar nga telefonat mobil dhe tabletët e bazuar në Android OS ku versioni i adaptuar i Chromeit është pjesë standarde e sistemit operativ.

IBM mund Mikrosoftin në renditjen e kompanive

Për herë të parë që prej vitit 1996, vlera e kompanisë IBM ka kaluar atë të Mikrosoftit, duke u kthyer kështu në firmën e dytë me përfitime më të mëdha në botë pas Apple.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërkombëtare pas mbylljes së bilancit në 29 qershor, ku rezultoi se të ardhurat vjetorë të kësaj kompanie janë 214 miljardë $, ndërsa ato të Mikrosoftit janë 213.2 miljardë $.
Sidoqoftë kjo ishte një momentale sepse pas ca ditëve aksionet e Microsoftit prapë morrën vetën dhe u ngritën duke dalë prapë në vendin e dytë për nga vlera totale e tyre.
Ky sukses ka sjellë menjëherë ndikime edhe ndër rradhët e analistëve, të cilët i kanë bërë thirrje përdoruesve të përdorin produktet e IBM-së. Megjithatë gara me kompaninë kryesuese Apple mbetet e vështirë, kjo pasi të ardhurat vjetore të firmës së Steve Jobs janë 362 miljardë $.

Google Analytics me të dhëna në kohë reale

Google ka filluar të ofrojë një funksion të ri në kohë reale, Google Analytics Real Time, në kuadër të shërbimit të saj të analizave të trafikut, Google Analytics.
Raportet e Real Time janë në dispozicion në versionin e Google Analytics dhe administratorët e llogarive do t'i marrin ato në kohë reale. 
Gjiganti i internetit, kompania Google gjatë ditës së sotme e ka lëshuar këtë funksion të ri për "disa prej nesh" mësohet të ketë thënë John Jersin, menaxheri i produktit Analytics në blogun e kompanisë së tij. 
Përdoruesit të cilët dëshirojnë të dinë se si një fushatë ose postim po ecë, mund ta kuptojnë këtë në mënyrë automatike përmes matjes së trafikut në faqe, apo postimeve në ndonjërin prej rrjeteve sociale.

Këshilla për shfletim më të rehatshëm me Chrome

Shfletuesi i vockël dhe pa pagesë nga kompania Google, fsheh shumë gjëra praktike të cilat nuk mund të vërehen qartazi. Nëse keni qenë të guximshëm dhe keni filluar ta përdorni, ua sjellim disa këshilla që prej tij të mund të nxirrni më të mirën.
Shfletuesi Chrome nga Google ka zgjuar shumë interesim qëkur është paraqitur, prandaj është rendi që të përshkruajmë disa nga opsionet e tij që nuk mund të vërehen edhe aq lehtë.

1. Me klik të djathtë në tastin për të kthyer në faqen e përparme, apo në tastin për të kaluar në atë të radhës, mund të gjeni listën e faqeve të cilat Chrome tanimë i ka hapur.

2. Tab-i i mbyllur gabimisht mund të hapet sërish saktësisht në faqen në të cilën ajo ka qenë e hapur. Mjafton të shtypni tastet Ctrl + Shift + T.

3. Me shënimin e shenjës '?' në dritaren për futjen e adresave të uebit hapet makina e paradefinuar e kërkimit, pas '?' nevojitet vetëm të shkruani fjalën të cilën doni ta kërkoni.

4. Shndërrimi i njësive nga sistemi amerikan apo britanik në ato metrike bëhet me shënimin e thjeshtë të atyre që dëshironi të llogarisni në dritaren për futjen e adresave, p.sh.: '5 inches to cm' dhe Google do të bëj konvertimin dhe do tu shfaqë rezultatin e duhur.

5. Hapësirat për komente në shumicën e faqeve të internetit nuk janë të mëdha, përderisa shkrimi i ndonjë komenti pak më të gjatë fsheh fillimin e tekstit. Chrome ofron mundësinë e rritjes së kornizës për tekst me tërheqjen e miut në fund të këndit të djathtë të kornizës.

6.
 Kur dëshironi që një tab hapni në dritare të re, nuk keni nevojë që faqen ta rihapni, mjafton që me metodën drag and drop të nxirrni tab-in nga vargu i tjerave dhe ai do të jetë në dritare të.

7.
 Edhe dosjen e të dhënave të shkarkura nga interneti është e mundur ta vendosni kudo në kompjuterin tuaj po ashtu me metodën drag and drop.

8. Shtimi i makinave shtesë të kërkimit në Chrome është jashtëzakonisht i thjeshtë. Mjafton që një herë të bëni kërkim në makinën tuaj të preferuar të kërkimit dhe, në kur të iu nevojitet po ajo makinë e kërkimit, filloni të shkruani URL-në e saj, e më pas do të paraqitet porosia e cila ju udhëzon të shtypni tab-in për të përdorur ato makina kërkimi. Në hapësirën për futjen e adresës së uebit do të ketë hapësirë për kërkim me makinën e preferuar të kërkimit.

www.google.com

Si të shkarkoni më së lehti video nga YouTube

Shkarkimi i video materialeve nga YouTube është një gjë shumë e thjeshtë falë shtojcës së Firefox e cila do t’ua ofrojë të njëjtin material në disa video formate të ndryshme.
Në kohën e sotme kur internetit mund t’i qaseni pothuajse nga secili vend, ideja për shkarkimin e videove nga YouTube mund t’u tingëllojë si një gjë e panevojshme, por ka situata kur ndonjë material i caktuar mund t’u nevojitet edhe kur nuk jeni online.
Kini parasysh faktin se secili përdorues i YouTube mund të fshij materialet e veta e videoja që keni menduar ta ruani në kompjuterin tuaj për të ardhmen nuk do të jetë më aty. Ndoshta dëshironi që videon ta shikoni në ekran të madh të televizorit i cili nuk është i lidhur me internet apo dëshironi ta ruani në celularin apo playerin tuaj multimedial për t’ua treguar tjerëve. Cili do qoftë motivi juaj, ne ua rekomandojmë 1 Click YouTube Video Download, një shtojcë për shfletuesin e internetit Firefox i cili derisa po shkruajmë këtë tekst ka arritur deri tek versioni i tij 1.4.
Pas instalimit të kësaj shtojce nën pjesën e djathtë të poshtme të secilit video materiali në YouTube do t’u paraqitet lidhja për shkarkim. Lidhjet do të emërohen sipas formatit të videos. I pari është FLV, bëhet fjalë për formatin Flash video format, i cili do të kërkojë video player përkatës për riprodhim. Videoja në këtë format është e prerë në përmasat 4:3 dhe i koduar para së gjithash për të mos zënë vend shumë. I dyti i ofruari, dhe i rekomanduari prej anës tonë, është formati MP4 i cili do të ofrojë video në rezolucionin 480 x 360 piksela, gjersa i treti është formati 3GP i cili do të njeh shumicën e telefonave celularë dhe është video material i përshtatur për ta me rezolucion 320 x 240 piksela.
Nëse videoja është publikuar në YouTube me rezolucion tyë lartë pas formatit 3GP, ajo do t’u ofrohet për shkarkim në rezolucionet HD e FullHD. Të dy lidhjet ofrojnë video në formatin MP4 me ç’rast i pari është në rezolucionin 1.280 x 720, gjersa i dyti në atë 1.920 x 1.080 piksela. E theksojmë se lidhjet HD e FullHD për shkarkim nuk do të shfaqen nëse videoja origjinale gjatë ngarkimit në shërbimin YouTube ka pasur rezolucion më të ulët sesa këto që përmendëm më sipër.
Video dosjet në formatin MP4 do t’i riprodhojë pa problem Windows Media Player në versionet e tij më të reja. Përderisa shfrytëzuesit e sistemit operativ Windows Vista e Windows 7 nuk kanë nevojë të intervenojnë asnjë gjë më tepër për të lëshuar këto video materiale në kompjuterët e tyre. Nëse dëshironi të shikoni video 3GP, do të jetë e domosdoshme të shkarkoni softuerin Quick Time të Apple për të parë atë video.
Për ta shkarkuar shtojcën e shfletuesit Firefox për të cilën folëm deri më tani, vizitoni këtë lidhje të internetit.

Pajisjet më të mira për ruajtjen e Windowsit

Çdo ditë pastroni, zhvendosni ose shkarkoni miliona dosje dhe të dhëna në kompjuterin tuaj. Në këtë mënyrë në moment paraqitet kaos dhe filloni të harroni ku dhe çka keni ruajtur. Nëse kjo ju ndodh edhe juve, ja disa pajisje për Windows, të cilat do t’ju ndihmojnë më së miri ta organizoni kompjuterin tuaj.
CCleaner

Ky aplikim e pastron tërësisht kërkuesin tuaj, Recycle Bin-in si dhe Temporary Files, aplikacionet e panevojshme dhe shumë gjëra të tjera. Sapo ta instaloni CCleaner në sistemin tuaj, ai do ta lirojë kompjuterin tuaj nga dosjet e panevojshme dhe do ta bëj të punojë pa probleme. Edhe një përparësi e programit është që është i shpejtë dhe i thjeshtë për shfrytëzim.

Revo Uninstaller


Revo Uninstaller është një zëvendësim më i përparuar për programin e Windowsit, Add or Remove Programs ose Uninstall Programs tek Vista. Andaj shtrohet pyetja se pse do ta shfrytëzonit Revo Uninstaller? Për shkak se mundet jo vetëm t’i çinstalojë programet, por i fshin edhe të gjitha gjurmët e tyre, që programet tjera të këtij lloj nuk e bëjnë. Revo po ashtu përmban edhe Hunter Mode për çinstalim të aplikacioneve.

Auslogics Disk Defrag


Auslogics Disk Defrag është një program efikas për defragmentimin e diskut, i cili ka për qëllim ta zëvendësojë Windows default. Veçanërisht Auslogics DD i shpejtë, jep një raport mirë të formatizuar për defragmentimin e fundit, në të cilin janë përfshirë edhe të dhëna se sa defragmentimi e ka përmirësuar shpejtësinë e kompjuterit tuaj.

Spybot - Search & Destroy

Madje edhe nëse keni shfrytëzuar disa prej programeve më të mira antivirusale, është shumë e sigurt që do të vëreni që kompjuteri juaj është prekur nga ndonjë lloj malware. Krahas asaj që i eliminon më mënyrë të shkëlqyeshme spyware, adware, dialers, keyloggers, dhe trojans, Spyware-S&D po ashtu e përmirëson intimitetin e kompjuterit tuaj.

Flickr për Android

Pronarët e celularëve me Android kanë fituar aplikacionin zyrtar për Flickr. Aplikacioni është në dispozicion pa pagesë në Android Market.
Shfrytëzuesve u mundësohet vendosja e drejtpërdrejtë e fotografive të incizuara me celularë drejtpërdrejtë në shërbim, për ndarje në rrjetat shoqërore, e të përfshirë janë edhe filtrat për përpunim. Fotografitë e vendosura organizohen në kronologji, e shfaqen së bashku me komentet e shfrytëzuesve tjerë.
Aplikacioni për punë kërkon Android 2.1.

Rregullat e sjelljes së duhur në rrjetet shoqërore


hoqërimi me anë të rrjeteve për shoqërim online mund të arrijë rezultate pozitive, por vetëm nëse përdoret në mënyrë profesionale. Secila fotografi e cila publikohet në profil duhet të zgjidhet me kujdes. Kështu fotografitë të cilat shfaqin aktivitete sportive dhe pushim të qetë familjar e bëjnë një profil të rregullt, e në të njëjtën kohë edhe aktiv. Aktivitetet potencialisht ofenduese siç janë keqpërdorimi i alkoolit apo ekspliciteti seksual nuk do të duhej të janë pjesë e albumeve të fotografive. Gjithmonë ekziston mundësia që punëdhënësit të kontrollojnë kandidatë nëpërmes profilit të tyre në Facebook, e papjekuria mund të jetë faktor kyç në punësimin e një kandidati.Statuse të matura
Statuset të cilat vendosen në Facebook do të duhej të bënin me aktivitet ditore, ngjarje të veçanta apo plane të ardhshme të cilat janë të përshtatshme për njoftim publik. Ani pse statuset nganjëherë shërbejnë për nisje të debateve grupore, duhet të përmbahen nga publikimi i komenteve të komenteve të vrazhdëta të cilat mund të fyejnë dikë.
Porositë nuk janë publike
Nëse organizoni shoqërim me miq apo anëtarë të familjes evitoni njoftimet publike në murin e dikujt ku çdokush ka qasje në atë porosi. Nëse duhet që t’i dërgoni dikujt diçka personalisht, gjithmonë ia dërgoni porosinë private, të cilën do ta sheh vetëm ai apo ajo.
Pa njerëz të panjohur në listën e miqve
Në listën e miqve do të duhej të zinin vend vetëm ata njerëz që i njihni, e jo njerëz tërësisht të panjohur. Nëse e kufizoni numrin e njerëzve në listën e miqve, kjo do të ndihmojë në parandalimin e shkeljes së privacisë tuaj apo shpërndarjen e viruseve. Përcaktoni konfigurimet e privacisë në atë mënyrë që ta mbroni profilin.
Komunikoni me bashkëpunëtorët
Mos evitoni mundësinë e komunikimit me bashkëpunëtorët dhe shefat në Facebook, sepse kështu mund të merrni vesh më shumë për zgjidhjet në karrierën tuaj. 

Facebook riparon sistemin e sigurisë

Facebook ka njoftuar se ka riparuar sistemin që lejonte gjurmimin e të dhënave personale të përdoruesve, menjëherë pasi ato dilnin nga adresa e tyre.
Lajmi është njoftuar nga vetë kompania, e cila kishte marrë mesazhin e një blogeri australian, që kishte zhvilluar një hetim dhe kishte arritur të hynte në adresat e të tjerëve, menjëherë pasi ato klikonin tastin “log out”.
Mësohet se mesazhi i blogerit Australian është dërguar një vit më parë, por vetëm pas rritjes së shqetësimit nga ana e përdoruesve në lidhje me gjurmimin e të dhënave, rrjeti Social Facebook riparoi dobësinë e sistemit.
Ndërsa i riu i cili njoftoi për këtë “defekt”, akuzohet se ka thyer privatësinë e disa përdoruesve në internet, pavaresisht qëllimit të tij.

Amazon humb nga 50 dollarë në Fire

Nëse jeni duke u çuditur se si ka hesap Amazon ta shesh Fire-in për vetëm 200 dollarë, kanë të drejtë që po çuditeni.
Sipas analizës së kompanisë Piper Jaffray, çmimi i Fire në prodhim pa dyshim është për 50 dollarë më i lartë nga çmimi i tanishëm i shitjes. Pra, Amazonin çdo Kindle e kushton 250 dollarë, e janë duk e shitur për 199.
Sipas të njëjtës analizë, Fire është më i mirë se që analistët jashtë Amazonit mendonin se ai do jetë, ani pse ende nuk po e konsiderojnë si konkurrent për iPadin e Appleit. Të metat në krahasim me iPadin kështu janë ekrani 7-inçësh i cili jap sipërfaqen prej vetëm 45% të sipërfaqes 10-inçëshe të iPadit; vetëm 8 GB hapësirë për deponimin e të dhënave (iPadët vijnë me 16, 32 dhe 64 GB), dhe tekefundit mungon edhe kamera (iPad i ka dy) si dhe nuk ka lidhshmëri 3G.
Përndryshe, në këtë moment vlerësohet se Apple në çdo iPad ka rreth 30% fitim të pastër.

Toshiba me kompjuter të ri desktop


Kompania Toshiba do të nxjerrë së shpejti në treg kompiuterin më të ri desktop, modelin DX735.
Bëhet fjalë për një kompiuter me sistem operimi Genuine Windows 7 Home Premium, me ekran 23-inch Full HD, me procesor të gjeneratës së dytë Intel Core, memorje të integruar 1 terrabit, 4 GB/RAM, kamera të integruar në desktop dhe Bluray player.
Kompiuteri i Toshibas del në shitje më 2 Tetor dhe kushton 956.9 $ 

Sony prezanton kompiuterin VAIO J

Kompania Sony ka nxjerrë në treg një tjetër kompiuter desktop, prototipin e quajtur VAIO J.
Ky model i ri kompiuteri ka një sistem operimi Windows 7 Home Premium 64-Bit, ekran 21.5-inch me rezolucion 1920 x 1080 Full HD, procesor 2.8 GHz Intel Core i7, kartë grafike Intel HM65 Express, 4 GBDDR3 RAM, memorje të integruar 2 terrabit (TB).
Modeli VAIO J ka edhe një kamera të integruar mbi desktop, Blu-ray drive, TV, lexues kartash dhe WiFi. Sony VAIO J ndodhet aktualisht në treg dhe kushton 2354 $

PCIe 3.0 nga Asus

Pllakat e reja amë nga Asus janë të bazuara në çipsetin ekzistues Z68 Express, e pasi që edhe i ardhshmi Ivy Bridge gjithashtu përdorë sllotin LGA1155, ato janë kompatibile edhe me procesorët ekzistues Sandy Bridge.
Dallimi në mes të këtyre të rejave dhe pllakave ekzistuese Z68 është kompatiliteti me kontrolluesin PCIe të gjeneratës së tretë që është i integruar në procesorët Ivy Bridge. Ndërfaqja e re nuk është në fondament e ndryshme nga ajo e vjetra – përdoren sllotet e njëjta vetëm se kapaciteti është më i madh për shkak të sinjalizimit të ndryshëm. Natyrisht, në sllotet PCIe në pllakat e reja pa problem mund të përdoren kartelat ekzistuese grafike duke pasur parasysh se kontrolluesi PCIe 3.0 në procesor është kompatibil me versionet më të vjetra të ndërfaqes.
Asus në treg plasoi krejtësisht tri pllaka – P8Z68 Deluxe/Gen3, P8Z68-V Pro/GEN3 dhe P8Z68-V GEN3. Të tri pllakat kanë nga dy sllote për grafikën, USB 3.0 kontrolluesit e shtuar dhe përkrahjen për softuerin Vertu të LucidLogix i cili mundëson përdorimin e grafikës nga procesorët në bashkëpunim me grafikën diskrete. Për pllakën më të shtrenjtë do të duhet të ndani 265, për të parën më të dobësuar 215 euro, e për më të dobëtën 185 euro.

Samsung prezanton Galaxy Tab 7.0 Plus

Samsung ka paralajmëruar modelin e saj më të ri të tabletit Android, Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus, i cili do të vijë me verisonin më të ri të sistemit operativ të Google, Android Honeycomb 3.2.
Samsung Galaxy Tab 7.0 posedon procesor me dy bërthama 1.2GHz, ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, me rezolucion 1024 x 600 piksel.
Karakteristikat tjera të Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus përfshijnë edhe dy kamera në pajisje, si ajo frontale me 2 mega-piksel, si dhe kamerën tjetër me 3 mega-piksel, e cila mund të incizojë video në 720p, e cila posedon edhe një LED ndriçues dhe auto-fokus.
Samsung Galaxy Tab 7.0 Plus gjithashtu ka edhe 1GB RAM, ndërsa ky model i ri i tabletit do të vijë në 16 ose 32GB memorie të brendshme, mikro SD, ndërsa pritet që ky model së shpejti të paraqitet në SHBA dhe Evropë.

Televizioni në Xbox

Sipas shkrimit të Bloomberg, Microsofti po planifikon nisjen e shërbimit të televizionit në internet i cili do të duhej të ishte i integruar në platformën Xbox Live.
Sipas pohimeve Microsoft që tani është në bisedime me kompanitë e shumta të cilat prodhojnë përmbajtje të caktuara dhe me ofruesit e shërbimeve të internetit siç janë Comcast dhe Verizon Communications. Oferta e programeve do të duhej të përfshinte muzikën, filmat, sportin dhe emisionet televizive.
Bloomberg gjithashtu thekson se pritet që Microsoft do të nënshkruaj marrëveshjet për licencim me kanalin HBO të Time Warnerit, streaming shërbimin Crackle të Sony Pictures dhe rrjetin universal Bravo të NBC Universal.
Pritet që shërbimi televiziv i Microsoftit do të mund të fillonte me punë gjatë vjeshtës.