Kliko Ketu

loading...

Saturday, November 5, 2011

Rezound – Androidi i ri nga HTC

HTC Rezound, më herët i paralajmëruar si HTC Vigor, dje më në fund u paraqit edhe zyrtarisht.
Bëhet fjalë për një pajisje që do të shitet në kuadër të ofertës së operatorit amerikan Verizon dhe do të punoj në rrjetin e tyre 4G LTE. Ka ekranin prej 4.3-inç, procesorin e ka dybërthamësh në 1.5-GHz, ka një 1 GB RAM dhe 16 GB të memories për deponimin e të dhënave. Kamera e përparme ka rezolucionin prej 2 megapiksel, e ajo e pasme 8 megapiksel.
Edhe pse Android 4.0 tashmë ndodhet në disa pajisje të cilat janë paraqitur së voni, HTC Rezound ka Gingerbread, me ndërfaqen për shfrytëzues Sense 3.5, por nga HTC thonë se mbindërtimi në Ice Cream Sandwich do të jetë në dispozicion, sipas të gjitha gjasave, gjatë vitit të ardhshëm.
Rezound është i pajisur me teknologjinë Beats dhe kufjet përkatëse, kabllot e të cilave, thonë nga kompania, nuk mund të ndrydhen, njëjtë si te modeli Rhyme.
Karakteristikat harduerike dhe përkrahja për LTE e bënë këtë telefon që të futet në rangun e lartë të çmimeve, e Verizon do ta shes nga 299.99 dollarë me kontratë dy vjeçare.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.