Kliko Ketu

loading...

Monday, September 26, 2011

Eee Pad Slider këtë muaj

Pas paralajmërimit të parë të Asus Eee Pad Slider në janar, ky aparat për shkak të disa shtyrjeve kishte mbushur shtyllat e portaleve nëpër Internet, por Asus më në fund ka publikuar detajet për paraqitjen e këtij tableti. Edhe pse akoma nuk dihet data e saktë, prodhuesi tajvanez i harduerit ka premtuar se Asus Eee Pad Slider do të paraqitet në treg para fundit të këtij muaji. 

Ky tablet 10,1 inçësh sjell ekran me rezolucion 1280 x 800 pixelë, ekranin IPS Gorilla Glass, pastaj Tegra 2 SoC të nVidias – mu sikurse edhe Eee Pad Transformer, i cili në treg ka arritur në mars. Megjithatë, për dallim prej Transformerit i cili ka shtesë opsionale me tastierë dhe bateri shtesë, Slideri ka tastierën e integruar të fshehur nën ekran. 

Sipas recensioneve të para, tastiera e Sliderit është mjaft komode për punë të rehatshme, por jo edhe ideale pasi që tastet janë më të cekëta se tek kompjuterët netbook me dimensione të ngjashme. Përkundër kësaj, dallimi nuk është drastik dhe nuk ka dyshim që shumica e njerëzve shpejt do të adaptohen në formatin më të vogël. 

Blerësit e Eee Pad Slider i cili vjen me Android 3.2, do të mund të zgjedhin mes dy varianteve: 16 GB që kushton 386 dollarë dhe 32 GB që kushton 100 dollarë më shumë.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.