Kliko Ketu

loading...

Saturday, October 1, 2011

Facebook si vëllai i madh

Ditëve të fundit në media po qarkullon lajmi për atë se Facebook po i ruan të dhënat e shfrytëzuesve dhe në atë mënyrë po depërton në privacinë e shfrytëzuesve.
Lajmi i fundit ka të bëjë me mënyrën në të cilën po bëhet përcjellja online e shfrytëzuesve të vet madje edhe kur ata nuk janë të qasur në rrjetin shoqëror ndërsa ky lajmi pati jehonë të madhe në media.
Edhe pse Facebook po mbrohet duke thënë se të dhënat nuk ja jap askujt dhe se ka sistem të fortë të mbrojtjes, zbulimi i ri se janë duke u ruajtur me qindra faqe të vizituara nga shfrytëzuesit pak kënd do ta lë pa brenga.
Çdo banor i Evropës ka të drejtën në bazë të ligjit për mbrojtjen e të dhënave nga komisioni Evropian të kërkoj kopjen e të gjitha të dhënave të ruajtur rreth aktivitetit të tyre në cilindo shërbim në internet.
Web faqja Europe vs. Facebook (EvF) publikoi të dhënat të cilat disa njerëz kishin marr si përgjigje ndaj një kërkese të atillë. Të dhënat shfrytëzuesve u janë dërguar në formatin PDF me gjatësi të ndryshme (në mes 129 dhe 880 faqesh) varësisht nga aktiviteti në Internet dhe gjatësisë së varësisht nga koha kur e kanë hapur llogarinë në Facebook.
Përveç të dhënave të pritshme siç janë emri dhe mbiemri, adresa, data e lindjes dhe lista e miqve, aty janë edhe disa të tjera të cilat mund të kontestohen, siç janë përmbajtjet e mesazheve që keni fshirë, lista e eventave në të cilat keni marrë pjesë respektivisht në të cilat ishit të ftuar, lokacioni i fundit nga e cila jeni kyçur në Facebook, lista e çdo kompjuteri me të cilin jeni kyçur ndonjëherë në Facebook, madje edhe informata për qëndrimet religjioze dhe politike.
Duke pasur parasysh këto që thamë, shfrytëzuesve u mbetet vetëm të luten që Facebooku në të ardhmen nuk do të pësoj nga ndonjë lëshim i sigurisë i cili hakerëve do të ua mundësonte vjedhjen e këtyre të dhënave.

No comments:

Post a Comment

Note: Only a member of this blog may post a comment.