Punën tani do ta humbin 3,500 punëtorë të Nokias, prej të cilëve pjesa më e madhe (2,200) letrat për largimin do ti marrin për shkak të mbylljes së fabrikës rumune në Cluj.
1,300 të tjerë do të largohen nga departamenti Location & Commerce të kompanisë, i cili përfshin edhe kompaninë e navigacioneve Navteq. Largimet e reja nuk janë pjesë e planit të Nokias për kursime nga muaji prill i këtij viti, i cili përfshinte largimin e 4,000 të punësuare ashtu që kompania të kursente një miliard euro.
Në krye të Nokia Siemens Networks tani vjen Jesper Ovesen, i cili zëvendëson ish CEO-në e Nokias Olli-Pekka Kallasvu, ndërsa është paralajmëruar edhe investimi nga 500 milion euro nga ana e të dyja kompanive (Nokia dhe Siemensi) në këtë joint-venture. Pas largimeve të fundit aksionet e Nokias kanë rënë për 1.1 për qind në 4.132 euro.
No comments:
Post a Comment
Note: Only a member of this blog may post a comment.